Panorama (Albania)

Shpërthimi në argjendari­në në ish- Bllok, nga pakujdesia

Inspektora­ti Teknik: Bombolat pa probleme, gabim njerëzor

- ETLEVA DELIA

Inspektora­ti Shtetëror Teknik Industrial ka kryer një verifikim në argjendari­në ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me 5 të plagosur ditën e hënë, duke arritur në përfundimi­n se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia ose nga ndonjë gabim njerëzor.

ISHTI shpërndau dje një informacio­n zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 korrik, në një biznes argjendari­e që ndodhet te kryqëzimi i rrugëve "Ismail Qemali" me atë "Vaso Pasha". Sipas Inspektora­tit Teknik, nga shpërthimi ka pasur dëme materiale të biznesit, si dhe dëmtime të lehta të disa personave. Të plagosur mbetën pronarët e argjendari­së, bashkëshor­tët Sokol e Alma Pirra, 52 e 53 vjeç, punonjësja e tyre, Eneda Nura, 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë të rastit, 23 e 24 vjeç. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezultoi se biznesi i argjendari­së zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe, në bodrum, të godinës disakatësh­e. Punonjësit zjarrfikës nxorën nga bodrumi dy bombola, një bombol GLN- je ( gaz i lëngëzuar i naftës, kryesisht propan) me kapacitet 15 kg metalike dhe një bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra. INSPEKTIMI I ISHTI Nga inspektimi në vendngjarj­e që kreu ISHTI rezultoi se: Bombola me GLN-, me kapacitet 15 kg, kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN, ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra, presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullato­ri dilte një nipel, e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit ( apo të shkrirjes). Bombola GLN ishte pa dëmtime të jashtme, pra, pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN ishte dëmtuar nga djegia. Bombola e oksigjenit, me kapacitet afërsisht 20 litra, kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit, ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra, presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullato­ri dilte një nipel, e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit ( kanello saldimi). Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra, pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës se oksigjenit ishte dëmtuar nga djegia. "Pajisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozion­it", thuhet në njoftimin e ISHTI.

SHKAQET Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nëntokë ( bodrum), gjendja teknike e bombolës etj., rezulton se rrjedhja e mundshme e GLN- së dhe si pasojë eksplozion­i, mund të ketë ardhur nga: Rrjedhja e GLN- së nga instalimi i bombolës 15 kg me pajisjen e saldimit ( apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksplodues­e në kufijtë kritikë. Nga gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur; Gjendja teknike e pajisjes së saldimit ( apo të shkrirjes); Nga veprimi i gabuar i përdoruesi­t që mund të jetë, lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit ( apo të shkrirjes), përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare. "Mbi bazën e informacio­neve të grumbullua­ra për momentin dhe nga këqyrja e dy bombolave paraprakis­ht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor", deklaroi dje Inspektora­ti Teknik.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi në ish- Bllok
Vendi ku ndodhi shpërthimi në ish- Bllok
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania