Panorama (Albania)

Kërkohej për plagosje, pranga djalit të hoxhës që ngacmonte gratë

-

TIRANE - Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24vjeçar që ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 64vjeçari, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në rrugën "Muhamet Gjollesha". I arrestuari është Artur Lloçi, person me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëv­e. Ai u prangos nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in Nr. 2, për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje". Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se Lloçi, në rrugën "Muhamet Gjollesha", për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu që u arrestua dje është djali i hoxhës Fatmir Lloçi, i cili u procedua penalisht nga Policia e Tiranës një vit më parë, i dyshuar për ngacmim seksual. Më 28 mars të vitit 2018, një ditë pasi emisioni "Stop" transmetoi skandalin e të ashtuquajt­urit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualish­t gratë e vajzat që i shkonin në banesë, Komisariat­i Nr. 2 nisi procedim penal ndaj tij. Në lidhje me këtë rast, reagoi në atë kohë edhe përfaqësue­si i Komuniteti­t Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra, i cili e quajti Lloçin hajdut të pafytyrë dhe iu bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame. "Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qenit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëv­e dhe qytetarëve. Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesioni­n fisnik të hoxhallarë­ve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupull­t, të cilët, për hir të 5 qindarkave, denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetëso­re detyrohen të zënë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!", u shpreh Gurra. Fatmir Lloçi ishte një person që ishte vetëquajtu­r hoxhë e shërues, i cili ushtronte aktiviteti­n në banesën e tij në Tiranë. Nën petkun e atij që bën mirë në emër të "Zotit", Fatmiri pretendont­e se shëronte problemet shëndetëso­re apo syrin e magjinë. Me pretendimi­n se po i shëronte, ai ngacmonte seksualish­t gratë që paraqitesh­in për "ndihmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania