Panorama (Albania)

Tërmetet në Korçë, nis ndërtimi i 40 shtëpive të para

Familjet me persona të sëmurë dhe fëmijë përfitojnë të parat. Çako: Janë hartuar projekte specifike për secilën familje

- KORÇE/

1 muaj e gjysmë pas tërmeteve që u shënuan në zonën e Korçës duke shembur qindra banesa, është rikthyer shpresa për banorët.

Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë ka hedhur hapin e parë për ringritjen e shtëpive të banorëve të Floqit. Tërmetet që nisën në 1 qershor dhe vazhduan për ditë të tëra shkaktuan dëme të konsiderue­shme, duke rrënuar dhjetëra banesa e duke dëmtuar qindra të tjera. Banorët për 1 muaj e gjysmë kanë kaluar ditët dhe netët mes çadrave të kampit që u ngrit për ta dhe më pas u zhvendosën në ambientet e shkollës dhe qendra sociale, duke u përballur me kushte të vështira. Ministrja Belinda Balluku, e shoqëruar edhe nga Haki Çako, kreu i Emergjenca­ve Civile, dha për banorët lajmin e fillimit të ndërtimit të 40 banesave të para të shkatërrua­ra nga tërmeti. Teksa e quajtën një demonstrim simbolik fillimin e punimeve në banesën e Vangjeli Ramollit, ata sqaruan se Floqi do të jetë një kantier ku firma të ndryshme do të punojnë paralelish­t për ndërtimin e banesave. Familjet e para që do të përfitojnë ndërtimin e banesave janë familjet, të cilave u janë shkatërrua­r plotësisht shtëpitë dhe që kanë mbetur në qiell të hapur. Familje me persona të sëmurë, të moshuar, fëmijë të vegjël, mëngjesin e 1 qershorit dolën të tmerruar nga banesat e tyre në fshatin Floq, teksa muret u shembeshin pas shpine, duke pasur me vete vetëm rrobat e trupit dhe asgjë tjetër. Reagimi i institucio­neve gjeti një alternativ­ë minimale për ta, duke i strehuar përkohësis­ht në një kamp me çadra e më pas në ndërtesën e shkollës, por me kalimin e ditëve gjithçka nisi të bëhej më e vështirë për qëndrimin e tyre. Mbërritja e ministres, pavarësish­t motit të keq dhe reshjeve të shiut, bëri që banorët të dalin dhe të përqendroh­en pikërisht te vendi ku nisën punimet, banesa e Vangjelisë, të moshuarës e cila kujdeset edhe për 3 anëtarët e familjes së saj që janë me aftësi të kufizuara. Banorët, të cilët thuajse i kishin humbur shpresat se do të kishin një strehë këtë vit, kanë duartrokit­ur vendimin dhe fillimin e punimeve. “Qeveria shqiptare është impenjuar për të ngritur fonde solidarite­ti qoftë nga bizneset, bashkitë, ambasadat dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur. 124 shtëpitë që janë të pabanueshm­e do të ndërtohen. Janë 40 shtëpi që do të nisin nga puna. Jemi duke nisur simbolikis­ht me njërën nga banesat. Sot një ditë me shi, si për të na treguar që duhet t’i marrim sa më shpejt masat. Kantieret do hapen paralelish­t në zonë dhe do nisin punën menjëherë. Të gjithë investitor­ët do nisin punën paralelish­t, edhe në Qafëzez, edhe në Vidohovë. Ne kemi prioritizu­ar familjet me vështirësi sipas kritereve apo problemeve sociale. Do nisim punë nga ata që janë më të dëmtuar. Këto fonde janë siguruar nga investitor­ët që bashkëpuno­jnë me ministrinë, ndërsa përveç këtyre janë edhe fondet dhe kontribute­t e qeverisë, bashkive të tjera etj.”, tha Balluku.

 ??  ?? Punimet për rindërtimi­n e banesave të reja
Punimet për rindërtimi­n e banesave të reja
 ??  ?? Ministrja e Infrastruk­turës, Balluku, gjatë takimit me banorët e Floqit
Ministrja e Infrastruk­turës, Balluku, gjatë takimit me banorët e Floqit
 ??  ?? Një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti
Një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania