Panorama (Albania)

Po ndiqte hajdutët e lopës, vdes në aksident 57- vjeçari

Përfunduan në kanal ndërsa ndiqnin autorët e dyshuar

- DIVJAKE

Po ndiqte hajdutët, vdes në aksident 57vjeçari, plagoset rëndë i biri.

Agim Muça, banor i Çermës në Divjakë, bashkë me të birin, pasi dëgjuan zhurma nga kasollja e lopës dhe më pas konstatuan se dikush ua kishte vjedhur, ndoqën nga pas një makinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të së martës. Por gjatë ndjekjes, makina tip "Ford", që drejtohej nga i biri i Muçës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në një kanal. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë në aksin "Tri urat"Çermë- Sektor si pasojë e shpejtësis­ë. Agim Muça, 57 vjeç, mbeti i vdekur në vend, ndërsa Rrapush Muça, 25 vjeç, u plagos rëndë. I riu u dërgua fillimisht për ndihmë në Spitalin e Lushnjës e më pas u transportu­a për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa një prej të afërmve tregon se gjithçka ka ndodhur para orës 02: 00 të mesnatës. "Ai i shkretë pa dritën e një makine dhe e ndoqi duke menduar se ata ishin autorët e vjedhjes. Në orën 01: 30, ndoqi një makinë nga mbrapa. Nga shpejtësia, makina doli nga rruga dhe ra në kanal. I ati vdiq, djali është në gjendje të rëndë", tregon një prej të afërmve të familjes Muça. Ai shton se autorët e kanë pasur të lehtë të kryejnë vjedhjen, pasi banesa ndodhet buzë rrugës nacionale, e cila nuk është e ndriçuar. "Këtu jemi në hall të madh, shtëpisë i kemi afër rrugës dhe pa ndriçim jemi të rrezikuar nga grabitësit", vazhdon rrëfimin i afërmi. Autorët e vjedhjes nuk janë identifiku­ar ende nga Policia, ndërkohë që një tjetër grup hetimor po punon për zbardhjen edhe të shkaqeve të aksidentit. Përveç humbjes së 57- vjeçarit dhe dëmit nga vjedhja, familja rrezikon të marrë dhe lajmin e keq të arrestimit të të birit, për shkak të aksidentit me pasojë vdekjen. Gjithsesi, hetuesit ende nuk kanë dalë në konkluzion­e përfundimt­are se cili ka qenë shkaku i aksidentit. "Rreth orës 05: 30, në vendin e quajtur ' Tre urat', Çermë- Sektor, shtetasi Agim Muça, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ' Ford', ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij, shtetasi Rr. M., i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve", bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia lidhur me ngjarjen.

 ??  ?? Banesa e viktimës
Banesa e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania