Panorama (Albania)

Nëntë të plagosur në tri aksidente të rënda, në Elbasan e Korçë

-

ELBASAN/ KORÇË - Nëntë të plagosur është bilanci i tri aksidentev­e të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Elbasan dhe Korçë. Fillimisht, tre persona u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një bordurë në këtë aks rrugor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy autoambula­nca, të cilat kanë transportu­ar në spital tre të aksidentua­rit. Sipas Policisë, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, shtetasi K. V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga ky aksident është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, të cilët ishin në këtë mjet dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pa kaluar një orë, një tjetër aksident ndodhi në aksin Elbasan- Peqin. Një automjet u përplas me bordurën anë rrugës. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papër. Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i bllokuar brenda mjetit drejtuesi. Për të bërë të mundur nxjerrjen e tij drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar Policia dhe Zjarrfikës­ja, të cilët, pasi e kanë nxjerrë, e kanë transportu­ar më ambulancë drejt spitalit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia në rrugë. "Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Papër, shtetasi A. H., rreth 21 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin ' Benz', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., rreth 26 vjeç, banues në Elbasan", bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë, në një aksident të ndodhur në rrugën KorçëBilis­ht, mbetën të plagosur katër persona nga përplasja e dy mjeteve. U desh ndërhyrja e dy mjeteve të zjarrfikës­es për të nxjerrë të lënduarit nga makinat, të cilët morën plagë të rënda nga aksidenti. Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Bilishtit, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. m. s/ dh. ç

 ??  ?? Aksidenti me katër të plagosur në Korçë
Aksidenti me katër të plagosur në Korçë
 ??  ?? Aksidenti në aksin Elbasan- Peqin
Aksidenti në aksin Elbasan- Peqin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania