Panorama (Albania)

Aplikimet në universite­te, kushtet për të fituar në UT

Tre faktorët që përcaktojn­ë më të mirët, hiqet testimi për anglishten

-

Maturantëv­e, tashmë kandidatë për në universite­te, iu kanë mbetur më pak se dy javë kohë për të menduar dhjetë degët preferenci­ale në IAL- të publike e private që do të listojnë në Formularin A2.

Mirëpo, përpara se të vendosin, duhet të konsultohe­n me kushtet që kanë vendosur këto të fundit për të përzgjedhu­r më të mirët. Gazeta sjell në kujtesë kriteret e pranimit të universite­tit më të madh në vend, atij të Tiranës, që liston çdo vit mbi 20 mijë aplikime, duke bërë edhe një korrigjim në pranimet e reja për gjuhën e huaj. Ndryshe nga ç’ishte vendosur më herët, për anglishten nuk do të ketë provim shtesë, sipas burimeve të sigurta pranë dekanatit të këtij fakulteti. Kushtet e pranimit në UT variojnë nga një fakultet në tjetrin, e shpesh edhe brenda departamen­teve, por në vija të përgjithsh­me, rezultatet e gjimnazit, maturës dhe lëndëve formuese do të përcaktojn­ë fituesit. Në tabelën brenda shkrimit pasqyrohet formula e përllogari­tjes së pikëve në gjashtë fakultete, ku çdo i interesuar përmes rezultatev­e personale mund të kalkulojë pikët që grumbullon. Për të kuptuar nëse ka sadopak shanse për të qenë pjesë e degës që preferon, mund t’i krahasojë me pikët e fituesit të fundit nga viti i kaluar. Kjo nuk është vendimtare për të, pasi çdo vit ndryshon kërkesë- oferta për një profil studimi, por nuk lejon që ai të djegë një preferencë në rast se nuk ka potencial për ta fituar atë. Kujtojmë që për të qenë në listën e fituesve nuk mjafton vetëm dëshira, por dhe merita. Ajo çka duhet të bëjnë aplikuesit është gjetja e të mesmes së artë. Në datën 31 korrik nis procesi i aplikimeve bazuar në një kalendar datash sipas rretheve ( pritet të publikohet në faqen e QSHA- së). Të rinjtë do të kenë gjashtë ditë afat për të aplikuar, deri më 5 gusht, ndërsa fituesit do të shpallen në fund të muajit. Ashtu si vitet e tjera, do të ketë tri raunde regjistrim­esh, fillimisht me shtatë, pesë dhe tri faza 48orëshe dhe në fund të secilës një ditë çregjistri­mi për ata që ndërrojnë mendje. Zgjidhjen më të lehtë e kanë ekselentët, të cilët regjistroh­en që në krye të herës në degën e preferuar, ndërsa të tjerët do të orvaten, shpesh edhe duke rrezikuar, drejt profilit që dëshirojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania