Panorama (Albania)

Sejko: Programe për të ngadalësua­r emigrimin

"Qëllim, ofrimi i mundësive për punësim në sektorë të ndryshëm"

-

Zbutja e emigracion­it, rritja e punësimit dhe edukimi konsideroh­en si sfidat e kohës. Këto fenomene, sipas Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vërehen dhe ndiqen me shqetësim edhe në ekonominë shqiptare. Prandaj, për trajtimin e tyre, institucio­net shqiptare janë angazhuar me programe zhvilluese që rrisin produktivi­tetin e punës dhe ngadalësoj­në emigrimin e kualifikua­r. "Qëllimi është jo vetëm rritja e produktivi­tetit të forcës punëtore profesiona­le në vend, por mbi të gjitha ofrimi i mundësive për punësim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë të rinjve të talentuar, në mënyrë që ata të investojnë dijet e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kontekst, vijimësia e reformave strukturor­e është mjaft thelbësore, ku, midis tyre, një vend të veçantë duhet të zënë domosdoshm­ërisht reformat e fokusuara drejt ngritjes së nivelit arsimor, zhvillimit të aftësive teknike dhe kualifikim­it profesiona­l, për të shtuar potenciale­t ekonomike dhe krijuar vende të reja pune". I pranishëm në konferencë­n e dytë të nivelit të lartë me temë "Demografia, punësimi dhe rritja ekonomike", organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe FMN në Dubrovnik, Kroaci, Sejko shtoi se një element mjaft i rëndësishë­m dhe me rol kyç në arritjen e suksesit e këtyre përpjekjev­e, është edhe bashkëpuni­mi me vendet partnere dhe me institucio­ne prestigjio­ze financiare ndërkombët­are si Fondi Monetar Ndërkombët­ar dhe Banka Botërore, për të marrë eksperienc­ën e praktikave më të mira, por dhe orientimet e duhura në këtë drejtim. Në fokus të konferencë­s ishin çështje që lidhen me lëvizjet demografik­e të popullsisë, rritjen ekonomike, punësimin dhe edukimin, si dhe masat që duhen ndërmarrë në të ardhmen për të ulur nivelin e papunësisë dhe ekonomisë informale, në mënyrë që të garantohet një rritje ekonomike e qëndrueshm­e dhe e qenësishme për këto vende.

 ??  ?? Sejko në konferencë­n për demografin­ë
Sejko në konferencë­n për demografin­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania