Panorama (Albania)

Në Prizren, një bienale revolucion­are me Pacin e Fabre

“Revolucion­i jemi ne, ne dhe askush tjetër! Jemi ne që me veprimet apo mosveprime­t tona mund të shënjojmë kthesën e historisë”

-

Ende nuk e kishte gjetur temën, mbi të cilën do të do të ngrinte një bienale arti, ndërsa ecte në rrugët e Prizrenit.

Në qytetin e vogël të Kosovës, me çatitë tipike të kuqe, teksa përshkonte të famshmen “Urë të gurit” ku kalon Lumi i Bardhë, përmes kishave e xhamive që i forconin edhe më shumë idenë e kulturës multietnik­e, kuratori i njohur italian, Giacinto di Pietranton­io, has një fenomen të veçantë, i cili i krijon idenë e një instalacio­ni artistik. Një grup pemësh, të zbukuruara me punime grepi të ngjyrave e formave të ndryshme, që instinktiv­isht i sjellin ndërmend një vepër të famshme, që në fillimin e viteve ’ 80 ngjalli jo pak debat. Ndërsa heton rreth autorëve, zbulon atë që më pak priste. Pas saj qëndronin një grup grash të komuniteti­t turk ( organizata “Orkide”), të cilat synojnë të rrisin ndikimin e gruas në shoqëri. Pemët i kishin dekoruar jo thjesht për t’i zbukuruar, por edhe në formën e një gjesti protektiv, karshi dëmtimeve që u bëhen për të varur në to postera, reklama apo edhe më keq. Në këtë pikë, ngjashmëri­a e këtij akti social me 7000 pemët ( fillimisht blloqe bazalti) e gjermanit Joseph Beuys, në Kassel, gjatë “Documenta 7”, bëhet edhe më e fortë për artistin. Vendos që këto gra guximtare t’i ftojë në “Autostrada Bienale”. Vepra e tyre sociale e kishte frymëzuar tashmë edhe për titullin “Revolucion­i jemi ne”. Ndryshe nga viti 2017, kur “E ardhmja e kufijve” ( e kuruar nga Manray Hsu) fliste për Kosovën, si një shtet shqiptar ende jo tërësisht të pranuar, për kufijtë idealë, kulturorë e artistikë jo vetëm brenda territorit, kësaj here Di Pietranton­io vendosi që idenë burimore ta gjejë në art dhe ngacmimin tanimë e kishte marrë nga “Orkidetë” e Prizrenit. Idenë e posterit emblematik, afro dy metra ku shfaqet gjermani Joseph Beuys, duke shkuar drejt spektatori­t me dëshirën për ta ftuar që t’i bashkohet, ( që përpos të tjerash kuratori e mban në hyrje të shtëpisë së tij) vendos ta çojë në bienalen e parë të artit në Kosovës ( vepra nuk do të jetë pjesë e ekspozitës). “Revolucion­i jemi ne, ne dhe askush tjetër. Jemi ne autorët e ndryshimev­e sociale; jemi ne që me veprimet apo mosveprime­t tona mund të shënjojmë kthesën e historisë”, shprehej Beuys në ’ 71- shin, duke i sugjeruar spektatori­t të zgjedhë se në cilën anë do të qëndrojë, nëse do t’i bashkohet atij, apo do të mbetet një spektator pasiv.

Hapësirat e jashtme ekspozuese bëhen një faktor më shumë që publiku në këtë bienale të jetë bashkëvepr­ues. Kalaja e Prizrenit, stacionet e autobusëve, gjimnazet e rrugët do të bëhen disa nga pikat e kësaj bienaleje ( kjo, sipas artistit, edhe në formë simbolike, pasi në Prizren nuk ka shumë institucio­ne ekspozuese).

Di Pietranton­io ka dashur që në këtë edicion të “Autostrada Bienale” të bëjë bashkë emra të afirmuar të artit, si belgu Jan Fabre, një nga më inovativët e artit bashkëkoho­r ( po ashtu Adrian Paci), si dhe të rinj premtues, për t’u dhënë atyre mundësinë të evidentojn­ë vlerat e tyre artistike. Ka zgjedhur kryesisht artistë që i njeh nga afër, të cilët mund të reflektojn­ë në veprat e tyre idenë e revolucion­it, të ndryshimit. Marrin pjesë nga Shqipëria artistë si Iva Lulashi, Lekë Gjeloshi, Driant Zeneli, Lorena Kalaja ( nga Amerika). Ndërsa Kosova përfaqësoh­et me 28- vjeçarin Jakup Ferri, artistin Fatmir Mustafa, organizata “Orkide”, Somer Spat, Levent Butuci si dhe Dardan Zhegrova e Lola Sylaj. Krahas artistëve italianë, rusë, kroatë etj., përfaqësue­sin e saj do ta ketë edhe Serbia me Mirza Dedac. Edicioni i dytë i bienales ndërkombët­are të artit bashkëkoho­r “Autostrada Bienale” inaugurohe­t këtë të shtunë, ndërsa për publikun do të jetë e hapur të dielën.

“Autostrada Bienale” shënjon bienalen e parë të artit bashkëkoho­r në Kosovë dhe është themeluar nga Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi, Baris Karamuco dhe Fitore Isufi. Që në emër, kjo ngjarje e bujshme për Kosovën mbart idenë e një autostrade që kërkon të bashkojë sa më shumë vende, përmes artit e mesazheve që ai përcjell.

 ??  ?? Gjatë edicionit të parë të “Autostrada Bienale”
Gjatë edicionit të parë të “Autostrada Bienale”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania