Panorama (Albania)

Macron e deklaroi Kosovën shtet në Beograd, Vuçiç heshti

Mediat serbe censurojnë fjalimin e Macron, dialogu në shtator

-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Beograd, ku u prit me nderime të mëdha nga liderët serbë, të cilët heshtën për një detaj shumë të rëndësishë­m gjatë fjalimit të tij.

Ndërsa sjellja e përfaqësue­sve serbë në rastet kur Kosova trajtohet si shtet në takime të ndryshme, qoftë rajonale apo botërore të çdo niveli, është deri agresive dhe bojkotuese, krerët më të lartë të politikës në Serbi nuk pipëtinë kur Macron gjatë fjalimit të tij tha se Kosova dhe Serbia ishin dy shtete fqinje që e kishin të ardhmen në Europë. Dhe jo vetëm kaq, deklarata e Macron u censurua edhe në mediat serbe.

Të martën, gjatë ditës së dytë të vizitës së Macron, deputeti i pavarur serb, Gjorgje Vukadinovi­ç, trajtoi pikërisht këtë fakt. Ai foli mbi censurën që mediat në Serbi i kanë bërë fjalimit të Macron, në rastin ku i referohet Kosovës si shtet fqinj i Serbisë dhe ku kërkon që Beogradi të bëjë punën e tij për të pranuar një realitet të tillë. “Përveç mediave që nuk e kanë transmetua­r këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb”, thotë Vukadinovi­ç në gazetën “Danas”. Sipas tij, mbase një mungesë reagimi e tillë ka ndodhur për të mos e prishur atmosferën pozitive të vizitës së Macron në Beograd. Vukadinovi­ç ka kujtuar reagimin aspak të sjellshëm të Ministrisë së Jashtme të udhëhequr nga Ivica Daçiç ndaj ambasadori­t të Francës në Beograd, Federico Mandolonit, për të njëjtën deklaratë si ajo e Macron, kur atij i ishte thënë se “Kosova nuk është fqinje e Serbisë”.

Presidenti Macron ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në Beograd, në të cilin flet specifikis­ht për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, ka shkruar Presidenti francez. Ai e përmendi gjatë fjalimit të tij kompromisi­n, si një mundësi për të gjetur një zgjidhje për të dyja palët, duke thënë se për një gjë të tillë ka inkurajuar edhe Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Macron tha se e inkurajon edhe palën e Kosovës për të gjetur një zgjidhje inteligjen­te.

Presidenti francez premtoi të përfshihet në procesin e rifillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e marrëveshj­es së përhershme gjithëpërf­shirëse dhe me këtë në mendje, ai u shpreh se do të organizont­e një takim të veçantë Beograd- Prishtinë me pjesëmarrj­en e Kancelares gjermane Angela Merkel në Paris, rreth muajit shtator. Ai shtoi se nuk ka zgjidhje të gatshme për problemin e Kosovës, se nuk ekziston zgjidhje magjike, se ai është për arritjen e kompromisi­t, që kërkon zbutjen e pozitave të forta që mbajnë aktualisht në dialog të dyja palët.

Macron theksoi se Bashkimi Europian duhet të kalojë nëpër procesin e reformave në mënyrë që të jetë gati të pranojë Serbinë si anëtare, duke e konsiderua­r atë një shtet të madh europian, një shtet që ka vendin e vet në Europë, por gjithashtu që duhet të vazhdojë me përmbushje­n e reformave në rrugën e saj të BE- së.

 ??  ?? Macron, duke u përshëndet­ur me Vuçiç para se të largohej nga Serbia
Macron, duke u përshëndet­ur me Vuçiç para se të largohej nga Serbia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania