Panorama (Albania)

Haradinaj: E falënderoj Macron për sinqeritet­in që na përcaktoi shtet

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Presidenti­t francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Beograd, për të arritur kompromis me Kosovën. Kërkesën e Macron, Haradinaj e cilëson si një këshillë. “Vlerësimi për kompromis është në logjikën e një këshille që jepet në këto raste. Dhe mendoj që nuk bën përjashtim. E falënderoj­më Presidenti­n Macron për sinqeritet­in e shprehur, kur tha se Kosova dhe Serbia janë dy shtete europiane, me perspektiv­ë europiane, mendoj se kjo shpjegon shumë”. I pyetur për kërkesën e Macron gjatë fjalimit të tij në Beograd, se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë kompromis, Haradinaj tha se “Është në logjikën e këshillave, nuk është një përshkrim i asaj se çfarë mund të jetë kompromisi, por është një këshillë e zakonshme që të gjejmë një kompromis. Mund të jetë kompromis i njëanshëm, i dyanshëm, ose i asnjërës palë sepse s’ka nevojë. Kjo gjuhë është diçka e logjikshme”. Porosia kryesore e Macron gjatë vizitës historike të një presidenti francez në serbi, e para pas 18 vitesh, ishte e fokusuar në arritjen e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse mes Kosovës dhe Serbisë dhe vazhdimin e dialogut. Macron vendosi të kryejë vizitën në Serbi pas dështimit të një samiti të planifikua­r në Paris prej tij dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel, ku do të bëheshin përpjekje për të ulur sërish palët në bisedime, pas “ngrirjes” së dialogut me vendosjen e një takse 100 për qind të qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, si kundërpërg­jigje ndaj “luftës” të vazhdueshm­e të Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

 ??  ?? Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania