Panorama (Albania)

Lerda: S'kemi ardhur për turizëm, do të bëjmë ndeshjen tonë

"Është edhe mundësia e penalltive, ndaj i kemi përgatitur edhe për këtë"

-

Partizani nuk ka çfarë të humbasë ndaj Karabakut në sfidën e kthimit sot në orën 19: 00 për turin e parë të Ligës së Kampionëve dhe të kuqtë kanë udhëtuar me ide të qarta drejt Bakusë.

Këtë gjë e transmetoi edhe trajneri, Franko Lerda, në konferencë­n për shtyp një ditë para ndeshjes. "Nuk kemi ardhur për turizëm, do të bëjmë ndeshjen tonë". Ky ishte presioni që trajneri italian i bëri kundërshta­rit në shtëpinë e tij. Edhe dje, trajneri i të kuqve i ka nxjerrë në pah diferencat që kanë klubet në buxhete, por përveç respektit për kundërshta­rin, 51- vjeçari pohoi se Partizani do të luajë si në ndeshjen e parë në Tiranë. Trajneri Lerda është pyetur edhe për penalltitë, të cilat "demat" i kanë praktikuar në seancat e fundit. Italiani ka vlerësuar Karabakun para mediave vendëse, por ka pohuar se në Tiranë pa atë ekip që ai e kishte studiuar mirë.

Nga mediat shqiptare bëhet e ditur se jeni përgatitur edhe për 11- metërsha...

11- metërshat janë pjesë e rregullore­s së lojës, nuk është se e vendosim ne. Nëse ndeshja do të përfundojë 0- 0, është edhe mundësia e penalltive, ndaj kemi të drejtë të përgatitem­i edhe për këtë.

E prisni një kualifikim nesër ndaj Karabakut?

Këtu nuk kemi ardhur për turizëm. E kemi të qartë se do të jetë shumë e vështirë për ne, e dinim dhe e dimë. Kemi luajtur një pjesë të parë në Tiranë, tani do të luajmë të dytën. Do të përpiqemi të luajmë pjesën tonë në mënyrën më të mirë.

Te cila skuadër mendoni se presioni do të jetë më i madh, pasi mediat në Shqipëri deklarojnë se presioni do të jetë mbi lojtarët e Karabakut?

E kemi deklaruar që ne kemi shumë respekt për Karabakun. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë thjesht një shëtitje, do të kërkojmë me forcat tona, me mundësitë tona të bëjmë ndeshjen tonë. Si në jetë, ashtu edhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Karabaku është një skuadër me një buxhet shumë herë më të madh se ne dhe do të luajnë siç edhe bënë në Tiranë. Por, edhe ne do të përpiqemi të interpreto­jmë ndeshjen në mënyrën më të mirë. Askush nuk ka deklaruar nga ne që vijmë të sigurt për kualifikim.

Sipas mendimit tuaj, Karabaku është një skuadër e fortë siç e prisni?

Karabaku është konfirmuar ajo skuadër që unë kam parë dhe kam vëzhguar. Është ajo skuadër e konfirmuar edhe përgjatë edicioneve të kaluara, ku është përballur edhe me ekipe italiane, si Roma. Është një skuadër e fortë, e cila ka mjaft kualitete në ekip. Në mesfushë dhe sulm ka lojtarë shumë të fortë sidomos kur luajnë një për një me kundërshta­rin. Për mua Karabaku është një konfirmim i atij ekipi që e dija.

 ??  ?? Franko Lerda, në konferencë­n për shtyp
Franko Lerda, në konferencë­n për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania