Panorama (Albania)

Të kuqtë, njëzëri: Besojmë te kualifikim­i në Baku

-

Të qenurit jo i favorizuar duket se i ka bërë mirë Partizanit para përballjes me Karabakun, pasi të kuqtë nën drejtimin e trajnerit, Franko Lerda, kanë punuar vetëm për azerët në mënyrë që të bëjnë lojën e tyre. Barazimi 0- 0 në sfidën e javës së shkuar në "Selman Stërmasi" i ka bërë optimistë "demat" dhe sot shpresojnë që të shkruajnë historinë tyre, duke sfiduar edhe diferencat që kanë buxhetet e klubeve. Në prononcime­t e dhëna për mediat para nisjes për në Azerbajxha­n, lojtarët e Partizanit kanë pohuar se e kanë përgatitur me seriozitet sfidën e sotme. Falë barazimit 0- 0, por edhe njohjes së kundërshta­rit, të kuqtë besojnë te kualifikim­i, madje edhe përmes "lotarisë" së gjuajtjeve të penalltive nëse edhe takimi i sotëm përfundon 0- 0.

ESIN HAKAJ

Trajneri Lerda ka befasuar me zgjedhjet e tij në takimin e parë dhe një nga këta ishte edhe aktivizimi i Esin Hkajat nga minuta e parë, duke postuar Lorenc Trashin. Në një prononcim në televizion­in "Klan", mbrojtësi shkodran para ndeshjes u shpreh: "Kemi bërë analizën e ndeshjes së parë dhe mendoj se ndaj Karabakut bëmë një lojë të mirë. Vërtet qëndruam më shumë në prapavijën tonë, por krijuam raste ndaj besoj se me pak më shumë sakrificë, do të arrijmë të realizojmë qëllimin. Optimizmi? Besoj se rezultati në favorin tonë është i arritshëm, pasi nuk pësuam gol në fushën tonë, e për këtë do të synojmë. Shpresojmë që në fund të dalim me rezultat pozitiv nga fusha".

RRON BROJA

Mesfushori Rron Broja iu bashkua Partizanit në merkaton e verës. 23- vjeçarit iu besuan 22 minuta në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Karabakut, teksa në një prononcim për "SuperSport", Broja u shpreh optimist dhe beson se skuadra e tij mund t'ia dalë në Baku. Gjithashtu, futbollist­i nga Mitrovica foli edhe për titullin kampion, që sipas tij edhe këtë sezon do të jetë i "demave". "Në Baku do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e dimë se çfarë force ka Karabaku. Gjithsesi, ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besojmë se mund të kualifikoh­emi. Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj disa minuta. Besoj se do të kem më shumë hapësira. Ky është vetëm fillimi dhe u ndjeva mjaft mirë në fushë. Partizani është skuadër e madhe, besoj se edhe këtë vit do të shpallemi kampionë", u shpreh Broja.

ENEO BITRI

Para ndeshjes me Karabakun, frika më e madhe për dashamirës­it e Partizanit ishte sesi do të paraqitej mbrojtësi Eneo Bitri përkrah Egzon Belicës në qendër të repartit defensiv. 22- vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë, gjë e cila jep shpresë edhe për sfidën e sotme në Baku. Në një prononcim për "RTSH", beratasi u shpreh se mezi e priste debutimin në Europë dhe ka besim se Partizani do t'ia dalë me sukses ndaj Karabakut në stadiumin "Dalga Arena". "Mezi po e prisja momentin, kështu që dhashë maksimumin në fushë si çdo herë. Mendoj se do të përdorim të njëjtën taktikë e të njëjtën lojë. Ndeshja e parë ishte e mirë, një takim pozitiv për ne. Besoj se do t'ia dalim edhe në Baku. Përgatitje­t për penalltitë? Normale, nuk i dihet asnjëherë, si fillim mendojmë të mbajmë zero mbrapa", u shpreh mbrojtësi Bitri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania