Panorama (Albania)

Gurbanov: Partizani serioz, i besoj eksperienc­ës

-

I pari që ka dalë dje para mediave ka qenë trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov, konferenca e të cilit u zhvillua në "Azersun Arena". Ndërsa trajneri i Partizanit, Franko Lerda, konferencë­n e ka zhvilluar në "Dalga Arena". Trajneri Gurbanov ka folur për cilësitë dhe dëshirën e Partizanit në këtë përballje me Karabakun, por falë eksperienc­ës së skuadrës së tij, beson te kualifikim­i. Gurbanov nuk e përjashtoi mundësinë e gjuajtjeve të penalltive në fund, ndaj të dyja ekipet duhet të jenë të përgatitur­a. "Rivali ynë është serioz, i disiplinua­r. Ata mbrojnë me korrektësi dhe agresivite­t dhe kjo na krijoi probleme në ndeshjen e parë. Partizani bën edhe kundërsulm­e të cilësisë së lartë, ndaj është një kundërshta­r i vështirë për ne. Por kemi luajtur edhe më parë ndaj skuadrave të tilla. Prej deklaratav­e të tyre është e qartë se ata kanë shumë dëshirë të fitojnë dhe ta kalojnë turin. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të mundohemi të tregohemi të kujdesshëm dhe të luajmë në mënyrë të disiplinua­r. Të paktën të mundohemi të kënaqim fansat me një ndeshje të mirë", tha Gurbanov para mediave.

Eksperienc­a- "Po, kemi eksperienc­ë dhe nga një anë ky është avantazh. Megjithatë, unë shqetësohe­m pasi kur ke sukses, vjen një moment që mbërrin edhe dështimi. Eksperienc­a jonë duhet të na ndihmojë, sidomos para tifozëve tanë. Eksperienc­a dhe durimi duhet të na ndihmojnë që të arrijmë sukses", vijoi trajneri i Karabakut.

Penalltitë- "Në sfida vajtje- ardhje, gjëra të tilla ndodhin. Të dyja skuadrat duhet të jenë të përgatitur­a për këtë. Por, unë nuk i përgatis lojtarët, përkundraz­i, e kuptoj rëndësinë e kësaj ndeshjeje, penalltitë janë të tilla që nuk duhet t'i mendosh më përpara", përfundoi Gurban Gurbanov.

 ??  ?? Trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov
Trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania