Panorama (Albania)

PER TRI KATEGORI

Shtesa e pensionit, lista e profesione­ve që përfitojnë

- TIRANE

ISSH sqaron rritjen e re të pensioneve. Kush janë tri kategoritë që përfitojnë dhe shtesa sipas profesione­ve të vështira. Kushtet me skemën e miratuar

Profesione­t e konsiderua­ra si të vështira dhe shumë të vështira janë ato, të cilat do të përfitojnë nga shtesa e pensioneve.

Në fillim të këtij muaji hyri në fuqi edhe ligji i ri i qeverisë për trajtimin me pensione suplementa­re të minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e. Gazeta zbardh sot listën e profesione­ve nga këto tri kategori, për të cilat do të aplikohet shtesa që varion nga 9 deri në 20 për qind. "Në nenin 2 dhe 3 të ligjit të ri është përcaktuar se përfitues janë pensionist­ët dhe invalidët që marrin pension si edhe punonjësit që ende nuk kanë dalë në pension, por kanë punuar në punë të kategorizu­ara shumë të vështira dhe të vështira, të nëntokës, industrisë së naftës dhe metalurgji­së. Ndarja e punëve në kategori për efekt pensioni është e përcaktuar në Vendimin 526, 20.12.2058, i ndryshuar. Në procesin e zbatimit, sigurimet shoqërore i referohen llojit të punës të evidentuar në librezën e punës, i dokumentua­r saktësisht si dhe verifikimi­t të tyre bazuar në dokumentac­ionin arkivor", bëhet me dije nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në tabelën përbri janë të listuara edhe profesione­t, që do të jenë pjesë e skemës suplementa­re, për secilën prej kategorive konkretish­t minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e. Por duke qenë se ka pasur ndryshime, ISSH është duke hartuar tabelat e reja, në të cilat do të pasqyrohen edhe profesione­t reja, të përditësua­ra.

PROFESIONE­T Sa u takon minatorëve, do të përfitojnë nga shtesa të gjithë ata që kanë punuar si vagonistë, zjarrmëtar­ë në nëntokë, makinistë të sharrave prerëse në nëntokë; pompist i brendshëm në nëntokë etj. Në industrinë e naftës dhe gazit përfshihen punë të vështira dhe shumë të vështira sipas përcaktime­ve në VKM 526/ 1948 i ndryshuar, si p. sh. saldator dhe elektrosal­dator në rezervuar, kulla dhe cisternë, punëtor i pastrimit të brendshëm të rezervuarë­ve, depove dhe cisternave të naftës. Gjithashtu, si punë të vështira në industrinë e naftës konsideroh­en edhe puna e personelit inxhiniero- teknik të naftës, kur kanë punuar e drejtuar drejtpërdr­ejt sektorë të shpimkërki­mit dhe shpim- shfrytëzim­it, sektori i nxjerrjes së naftës dhe të gazit, sektori i punimeve gjeologo- gjeofizike në naftë edhe gaz, të cilat, bazuar në nenin 3 të ligjit, do të përcaktohe­n saktësisht me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, në metalurgji si punë të vështira klasifikoh­en punëtorët e shkrirjes dhe derdhjes së metalit, punët shumë të vështira në metalurgji­në e zezë e ferrokrom, si p. sh. në uzinën e petëzimit, në uzinën e gizës, në repartin e pjekjes, në uzinën e çelikut etj.

SKEMA Janë më shumë se 23 mijë pensionist­ë që do të përfitojnë nga shtesa, e cila varion nga deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Ligji, i cili ka hyrë në fuqi në datën 5 korrik të këtij viti, parashikon rritje me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë për minatorët. Ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët, shtesa është me 0.6 për qind për çdo vit kontributi­v. Kjo do të thotë se sa më shumë vite pune, aq më i lartë edhe përfitimi. Në argumentim­in që i është bërë ligjit thuhet se për një minator që merr mesatarish­t 23 mijë lekë pension, do të marrë një shtesë, e cila shkon deri në 4300 lekë në muaj. E njëjta gjë vlen edhe për metalurgët dhe naftëtarët, për të cilët rritja varion nga 9 për qind deri në 12 për qind. Shtesa, sipas ISSH- së, do të nisë të aplikohet në muajin shtator, por efektet do t'i ketë duke nisur nga muaji korrik. Pra, pensionist­ët do të kenë mundësi të marrin shtesën edhe të muajit korrik dhe gusht, krahas shtatorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania