Panorama (Albania)

VLERESIMI I SJELLJES PUBLIKE TE ZOTIT MALAJ

-

Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer aspak ruajtjes dhe nxitjes së besimit në publik lidhur me institucio­nin e BSH.

Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk reflektohe­t përgjegjës­i institucio­nale në raport me temat e trajtuara dhe qëndrimet publike të mbajtura për to dhe nuk referohet aspak niveli i nevojshëm i ndërgjegjs­hëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjës­ive si përfaqësue­s i organit më të lartë vendimmarr­ës dhe Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha rastet së bashku, mund të çojnë në konkluzion­in që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë, dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se dëmtojnë edhe imazhin e BSH.

Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha rastet së bashku, çojnë në konkluzion­in që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cenojnë pavarësinë dhe integritet­in që kërkon pozicioni i mbajtur në BSH.

Ligji për propozimin e shkarkimit parashikon që kjo detyrë i takon shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, por mund të arsyetohet që në zbatim të dispozitav­e të Kodit të Procedurav­e Administra­tive, kur një detyrë nuk zbatohet apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar nga ligji, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdr­ejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen.

Daljet dhe prononcime­t publike për tema thellësish­t politike kanë qenë të shpeshta edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor.

Ky fakt përbën argument të shtuar për sjellje joetike, në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e Monitorimi­t të miratuar me vendim Kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit. Në përfundim të kësaj analize, vlerësojmë se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BSH është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas rastit të parashikua­r nga neni 47, pika 2/ c e ligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania