Panorama (Albania)

Gjykatat rrëzojnë 30 qershorin në Durrës e Vorë, Rama: 13 tetori, një ditë e zakonshme

“Të disponuesh­ëm për tryezë pa asnjë paragjykim, Kushtetuta dhe mandati ynë nuk diskutohen”

- Kryeminstr­i Rama

Kryeminist­ri Rama tha dje se nuk do të ketë zgjedhje në 13 tetor, sipas dekretit të dytë të Presidenti­t Meta.

Pas një mbledhjeje të Kryesisë socialiste, e dyta brenda kësaj jave, e cila zgjati mbi 5 orë dhe mori në analizë punën e PS- së në zgjedhjet e 30 qershorit dhe statistika­t në to, kreu i qeverisë tha se është i gatshëm që të ulet në tavolinë me cilindo, por pa diskutuar Kushtetutë­n e vendit dhe mandatin qeverisës të kësaj maxhorance. “Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, për këtë kemi ngritur edhe 3 këshillat drejtuese në rajonin verior, që drejtohet nga unë, në rajonin e mesëm, që drejtohet nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, dhe në rajonin jugor, që drejtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe ky është fokusi ynë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve, nuk e kemi sfidën me problemet e brendshme të opozitës jashtëparl­amentare apo të presidencë­s. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, si 14 tetori, si 15 shtatori, si 6 nëntori, si 22 dhjetori, kështu që nuk njoh ndonjë 13 tetor, nuk di çfarë i bie, ndoshta i bie e diel, por është një e diel si të gjitha të dielat që kemi përpara”, tha Rama. I pyetur për një tryezë dialogu me opozitën, Rama u shpreh i gatshëm por pa vënë në diskutim kushtetutë­n dhe mandatin qeverisë katër vjeccar. “Ne jemi absolutish­t të disponuesh­ëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim dhe pa asnjë paragjykim dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe patjetër edhe për çka është e rëndësishm­e të adresohet në funksion të rregullave të lojës, që do të thotë në funksion të Reformës Zgjedhore. Për sa i përket pastaj Kushtetutë­s, ligjshmëri­së nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës, këto nuk janë çështje që ne i kemi për diskutim me askënd tjetër, sepse lidhen me detyrimet tona. Jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të forcojmë kulturën e ligjit dhe të fuqizojmë në tërësi ligjshmëri­në në këtë vend në çdo aspekt dhe nga ana tjetër, jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të mbajmë me nder dhe me dinjitet një mandat, që na është dhënë për të qeverisur deri në 2021", u shpreh kryeminist­ri. Duke folur për organizimi­n e brendshëm në PS, kreu i saj shpjegoi dhe qëllimin e ndarjes së vendit në tre rajone. “Në tri rajonet, ne kemi ngritur 3 këshilla drejtues me praninë e tre drejtuesve të këtyre këshillave, me praninë e drejtuesve politikë të deleguar të kryesisë në qarqe, me praninë e kryetarëve të bashkive dhe me praninë e kryetarëve socialistë, pra, kryetarëve të partisë së çdo bashkie”, tha Rama. Sipas tij, socialistë­t, të cilët fituan dhe bashkitë që deri më sot qeverisen nga të djathtët, nuk do të largojnë njerëz nga puna për shkak të përkatësis­ë partiake. “Nuk do preket asnjë punonjëse grua apo vajze pa diskutim dhe për çdo lëvizje do të jepen argumente të qëndrueshm­e, ashtu sikundër për çdo zëvendësim, sigurisht me propozim të kryetarëve të bashkive, do të jepen argumente. Duam që të bëjmë maksimumin që të kemi burime njerëzore cilësore, që t’u japim akses në administri­m të gjithëve pa dallim partish e pa dallim, me diferencë të asnjë kategorie nga ato që kemi ndeshur e duam t’u japim fund, qoftë favoreve nga lartë, qoftë qokave personale nga poshtë apo nga anash dhe të bëjmë një proces me ata që kanë kontribuua­r deri më sot në këto bashki. Nëse janë aty në përputhje me meritën dhe nëse vendi i tyre i punës përputhet me arsimin dhe me kontribute­t e tyre, të mos ndihen aspak të kërcënuar dhe ky tranzicion drejtimi të mos jetë një përmbysje primitive e karrierave dhe e normalitet­it të administra­tës. Sigurisht që do të ketë lëvizje, por lëvizjet do të bëhen në mënyrë të strukturua­r dhe nuk do të jenë thjesht dhe vetëm një inerci e së shkuarës, prej së cilës janë dëmtuar të gjithë, por mbi të gjitha janë dëmtuar ata që duhet të shërbehen dhe që janë qytetarët”, tha Rama.

PS: Në Shqipëri, sipas Kodit Zgjedhor, mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimt­are dhe të paankimues­hme

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania