Panorama (Albania)

“Opera në park” mbyll sezonin, Zana Çela: Në janar do kemi çatinë

“Jam e lumtur që kemi ndikuar në edukimin shpirtëror të dashamirës­ve të operës, folklorit dhe baletit”

-

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ul siparin e këtij sezoni me tri mbrëmje të “Opera në Park”.

E para nis sot në lulishten e madhe pas monumentit “Skënderbej”, në orën 21: 00. Profesioni­stët do të zbresin nga skena në parqet kryesore të Tiranës për të krijuar një komunikim të drejtpërdr­ejtë me publikun e “për të qenë më afër tyre”, rrëfen Zana Çela. Ndërsa godina e TKOB- it është ende në rikonstruk­sion, drejtorja e këtij institucio­ni shprehet optimiste se së shpejti artistët do të mund të rikthehen në shtëpinë e tyre, që tashmë pritet të jetë më moderne dhe funksional­e. “Shpresoj që në janar të kemi çatinë e re, por fjala e fundit mbetet për t’u thënë nga Ministria e Kulturës. Unë i ndjek punimet nga afër dhe besoj e dëshiroj fort që sezonin e 2020- s ta hapim në skenën e re”, tha Çela gjatë konferencë­s për mediat. Me rëndësi për godinën historike është padyshim shfaqja që do të vihet e para në skenën e rinovuar, e cila edhe pse tashmë është vendosur, preferohet të mbahet surprizë.

Pavarësish­t vështirësi­ve, që vijnë nga mungesa e skenës, Çela foli për një rritje të ndjeshme të audiencës. “Në këtë sezon kemi pasur audiencën më të madhe. Jam e lumtur që kemi ndikuar në edukimin shpirtëror të dashamirës­ve të operës, folklorit dhe baletit veçanërish­t përsa i përket qasjes së brezit të ri”, u shpreh drejtorja e TKOB, e cila thekson se 3 koncertet e fundit janë në shenjë mirënjohje­je ndaj spektatorë­ve që i kanë ndjekur kudo.

Vështirësi­të e TKOB lidhen padyshim edhe me domosdoshm­ërinë për të afruar publik të ri me zhanër si muzika apo baleti klasik. Çela e pranon se në krahasim me operën, baleti mbetet ende pas, përsa i përket numrit të spektatorë­ve, veçanërish­t nëse flitet për dancin kontempora­n. Por ky është një fenomen, që siç ajo pohon, ndodh edhe në vendet fqinje si Italia, ku teatro të rëndësishë­m janë detyruar të reduktojnë numrin e shfaqjeve të baletit. Megjithatë, pavarësish­t këtyre sfidave, që përfshijnë edhe rikonstruk­timin e godinës, mund të thuhet që TKOB ka mundur të ruajë nivelin artistik, duke përhapur kulturën e klasikes në muzikë e balet, por edhe folklor të përzgjedhu­r, edhe në rrethe, apo në skena të improvizua­ra në hapësirat publike.

VITI I SKËNDERBEU­T, VEPRAT FITUESE ENDE NË PRITJE TË SKENËS

Ndryshe nga siç ishte premtuar nga Ministria “Kumbaro”, nuk do të jetë asnjëra nga veprat fituese të “Konkursit Mbarëkombë­tar të Krijimtari­së Muzikore” ( nga kompozitor­ët Fatos Qerimaj, Vasil S. Tole dhe 24- vjeçari Jetmir Zaganjori me baletin ‘ Ballkan Exspress’), mbajtur në kuadër të vitit të Skënderbeu­t ato që do të mirëpresin për herë të parë publikun. Madje, lidhur me vënien në skenë të këtyre veprave, ende nuk është gjetur një urë komunikimi mes palëve. Ndërsa artistët shprehen se nuk kanë asnjë kërkesë nga TKOB për të bashkëpunu­ar, Çela thotë se janë fituesit që duhet të tregojnë interes për këtë, edhe të komunikojn­ë me Ministrinë e Kulturës për të mos shkelur afatet e kontratës.

 ??  ??
 ??  ?? Sopranoja Eva Golemi
Sopranoja Eva Golemi
 ??  ?? Performanc­ë e Ansamblit Popullor
Performanc­ë e Ansamblit Popullor
 ??  ?? Nga shfaqjet e sezonit janar- qershor
Nga shfaqjet e sezonit janar- qershor
 ??  ?? Zana Çela, drejtorja e TKOB dhe Ansamblit Popullor
Zana Çela, drejtorja e TKOB dhe Ansamblit Popullor
 ??  ?? Baleti “La Sylphide”
Baleti “La Sylphide”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania