Panorama (Albania)

“Babalja”, përgjimet vënë në siklet ish- shefin e Policisë

Avokatët pyesin për “shefin e madh” ish- kreun e Policisë së Fierit, Nushi: E kam pasur për Drejtorin e Përgjithsh­ëm

- BLEONA METUSHI

Gjykata e Tiranës dëgjoi dëshminë e ish- drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, për dosjen ndaj Albert Veliut ose të ashtuquajt­urit "Babale" dhe tre të pandehurve të tjerë.

Prokuroria ka marrë të pandehur Albert Veliun, Fredi Alizotin, gazetarin Jetmir Olldashi dhe ish- deputetin Ervin Salianji, për audio- përgjimin e publikuar rreth një vit më parë, ku pretendoni­n se vëllai i ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, fliste me Albert Veliun për trafik narkotikës­h. Kjo audio u gjet e stisur nga Prokuroria, që i akuzon për kallëzim të rremë në bashkëpuni­m. Ndërkohë, Nushi është personi që ka shoqëruar të pandehurin Fredi Alizoti, dëshmitari­n kyç të dosjes që pretendon se ka interpretu­ar zërin e Agron Xhafajt në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Në dëshminë e tij, ai shpjegoi situatën se si është njohur me Fredi Alizotin dhe faktin se pse, është ai që e ka shoqëruar atë në Tiranë. Ndërsa më tej, u pyet nga avokatët e gazetarit Jetmir Olldashi dhe ish- deputetit të Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, për përgjimet, ku Nushi rezulton se ka folur disa herë me Alizotin. Dy avokatët vunë në diskutim dëshminë e ish- drejtorit të Policisë së Fierit, duke e konsiderua­r hetimin e Prokuroris­ë si "një kështjellë rëre të ngritur me prova të stisura".

PYETJET

"Unë kam disa pyetje për dëshmitari­n", tha avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, teksa mori fjalën. Ndërsa i përmendi përgjimet, të cilat, sipas tij, nuk janë në dosje pasi nuk i interesoni­n Prokuroris­ë, Sefa e pyeti Nushin nëse ata kishin pasur ndonjë kërkesë nga Prokuroria për të mbajtur në vëzhgim dhe të trajtonin në atë formë Alizotin pas shoqërimit. Nushi u përgjigj se kishin marrë, i ishte kërkuar që ta mbanin nën kontroll, por jo me shkrim. Më tej, avokati e pyeti ish- shefin për një përgjim tjetër, ku Alizoti i kërkonte takim "me shefin e madh", se për kë bëhej fjalë. Nushi tha se ai kishte shef drejtpërdr­ejt Drejtorin e Përgjithsh­ëm, dhe nëse e kishte thënë këtë, e kishte pasur fjalën për drejtorin. Ndërkohë që pyetjet e avokatëve shpeshherë ndërprites­hin edhe nga Gjykata, që një pjesë i konsideron­te si jashtë objektit të gjykimit. Më gjithë këtë, avokatët, më shumë se sa për shoqërimin që ka bërë Albert Nushi, u përqendrua­n në përgjime. Sefa e pyeti këtë të fundit edhe për telefonata­t ku Alizoti e "kërcënonte" se do të fliste direkt me Ballën dhe Gramozin, se për kë bëhej fjalë në këtë rast, por Nushi tha se nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Ndërkohë, pranoi që në një rast i kishte dhënë lekë Alizotit dhe këtë e kishte bërë ditën e shoqërimit në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. "Po, i kam dhënë, sepse më tha se nuk kishte as lekë dhe as hotel. Ka qenë e vetmja herë dhe i thashë që për këto të drejtohej te Prokuroria herën tjetër", tha Nushi.

FAKTI I RI

Avokati Indrit Sefa e pyeti Nushin në lidhje me përgjimet ku dëgjohej t'i thoshte Fredi Alizotit që të shkonte të takonte prokurorin, duke i dhënë edhe numrin e tij. "Pse e keni drejtuar Alizotin te prokurori?", tha avokati, ndërsa, sipas Nushit, kjo ka ndodhur me siguri sepse ka pasur direktiva nga prokurori. Megjithëse nga Nushi nuk u përmend emri i prokurorit të identifiku­ar si "një person i shëndoshë", avokati tha se do të kërkonte edhe thërritje e Gentian Osmanit, ish- prokurorit të Krimeve, që tashmë është anëtar i KLP- së, për të bërë ballafaqim të deklarimev­e, pasi këto gjëra nuk janë ditur më parë. Ndërkohë, gjatë përgjigjev­e të dhëna për avokatët, Nushi shtoi se ata i kishin kërkuar Prokuroris­ë ta vënë në përgjim Alizotin, pasi ata nuk mund ta kontrollon­in dot. Sefa e pyeti ish- shefin e Policisë së Fierit edhe për një komunikim të tij me Alizotin, ku i thotë "i more ato". Avokati kërkoi të dinte se kush ishin "ato", ndërsa Nushi u shpreh se ai nuk mund të mbante mend çdo gjë dhe se një pjesë e gjërave janë edhe informacio­ne policore.

DËSHMIA

"Unë Fredi Alizotin e njoh për shkak të detyrës. Ka qenë mesditë, në pranverë besoj, kur po udhëtoja drejt Tiranës dhe më sinjalizua­n nga salla operative se një person këmbëngult­e të më kontaktont­e, pasi pretendont­e se do të kallëzonte, se ishte ai që kishte interpretu­ar Agron Xhafajn në audio- përgjimin e ' Babales'. Jam kthyer në Fier dhe e kontaktova. Më pas kam kontaktuar me Prokurorin­ë e Fierit dhe më vunë në dijeni se duhet ta çoja në Tiranë, pasi Prokuroria për Krimet e Rënda kishte nisur një procedim për këtë çështje. E shoqërova në Tiranë te Krimet, ku ia dorëzova një prokurori të cilin nuk e njoh. Gjatë rrugës e kam pyetur për disa gjëra, për të parë nëse ishte i vetëdijshë­m dhe i thashë që po vetinkrimi­nohej dhe se me faktet që po me tregonte e vinin para përgjegjës­isë ligjore. Ndërkohë, pasi dha shpjegime në Prokurori më kërkoi ta çoja te Tirana e Re. Atje më tha se nuk kishte ku të rrinte apo flinte dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetër nga të miat për të fjetur. Më pas i thashë që duhet të fliste me prokurorin për këto gjëra", tha Albert Nushi.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi
Ish- drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi
 ??  ?? Fredi Alizoti
Fredi Alizoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania