Panorama (Albania)

Reeker: Kriza të zgjidhet brenda kuadrit kushtetues

“Bojkoti nuk është ai që shpresuam, përdorni institucio­net”

- Philip Reeker

Ambasadorj­a e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, publikoi dje në “Twitter një qëndrim” të ndihmëssek­retarit të Shtetit për Euroazinë, Philip Reeker. Sipas ambasadore­s, Reeker është shprehur se Shqipëria duhet të përdorë institucio­net e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkoti i opozitës, sipas ndihmëssek­retarit të Shtetit për Euroazinë, nuk ishte ajo që shpresonte SHBA. “Shqipëria duhet të përdorë institucio­net e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike, në të cilën ndodhet. Bojkoti nuk është ai që shpresuam të ndodhte. Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë brenda kornizës kushtetues­e”, ka deklaruar diplomati Reeker. Dy ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ndihmëssek­retarin amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe të Azisë, Philip Reeker. Në këtë takim, sipas një postimi të bërë nga Cakaj, u nënvizua rëndësia e konsolidim­it të mëtejmë të bashkëpuni­mit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, teksa angazhimi i SHBA- ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimit të këtij objektivi. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsideroj­në se Reforma në Drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasue­shëm të Reformës në Drejtësi dhe rëndësinë gjeostrate­gjike të thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE- së, SHBA- të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatav­e për anëtarësim në tetor”, ka shkruar Cakaj në postimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania