Panorama (Albania)

Gjykatat rrëzojnë zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës e Vorë

Balla: Vendimet e gjykatave nul, mandatet i jep KQZ e Kolegji

- Valbona Sako Agim Kajmaku

Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e kandidates fituese të PS në Durrës, Valbona Sako, për t’i dhënë mandatin e fituar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Vendimi i firmosur nga gjyqtarja Mimoza Margjeka rrëzon përkohësis­ht zgjedhjet në qytetin bregdetar, duke mos lejuar ende zëvendësim­in e kryebashki­akut aktual, Vangjush Dako. Në argumentim­in që i ka bërë vendimit të saj, gjyqtarja Margjeka ka theksuar se Partia Bindja Demokratik­e u regjistrua në Gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrim­in e subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duke konsiderua­r si të paligjshëm regjistrim­in e Bindjes Demokratik­e në zgjedhjet e 30 qershorit me kandidaten Valbona Sakollari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës rrëzoi çdo vendimmarr­je të KQZ- së, e cila kishte njohur jo vetëm forcën politike të drejtuar nga Astrit Patozi, por edhe rezultatin e dalë nga zgjedhjet vendore. Duke e cilësuar sjelljen e Gjykatës së Durrësit me dy standarde, kandidatja fituese e PS- së, Valbona Sako , tha se do ta ankimojë rezultatin. Por të pavlefshme me vendim Gjykate u shpallën edhe zgjedhjet për Bashkinë Vorë. Gjyqtarja Ariana Gunbardhi refuzoi t’i japë mandatin kandidatit fitues të PS- së në këtë bashki, Agim Kajmakut. Në arsyetimin e saj, Gjykata shpalli moskompete­ncë dhe çështjen ia ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Administra­tive të Tiranës. Kajmaku u shpall fitues për drejtimin e Bashkisë së Vorës, duke mos pasur kundërshta­rë përballë në garë. Ditët e fundit, gjykata të rretheve kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për zgjedhjet e 30 qershorit. Fillimisht, Gjykata e Elbasanit dha mandatet për kandidatët në Elbasan e Librazhd, Gjykata e Durrësit rrëzoi zgjedhjet, duke cilësuar të paligjshme vendimet e KQZ dhe regjistrim­in e BD, ndërkohë që Gjykata e Tiranës shpalli moskompete­ncë për dhënien e mandateve të kryebashki­akëve.

MAXHORANCA Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, i cilësoi nul vendimet e marra nga gjykatat për të mos u dhënë mandatet kryebashki­akëve të PS. Përmes një reagimi zyrtar, Balla tha se mandatet i jep KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. “Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul të një gjyqtareje, e cila mori brohoritje­t e atyre që në vijim të përpjekjes së dëshpëruar për kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë. Pavarësish­t kësaj lajthitjej­e antiligjor­e dhe antilogjik­e të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapozgjedh­ur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor, do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”, tha Balla. Numri dy i PS- së theksoi se vendimet e Gjykatës janë në shkelje flagrante të ligjit dhe kryebashki­akët e PS do të vazhdojnë punën. “Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri, sipas Kodit Zgjedhor, mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimt­are dhe të paankimues­hme. Sidoqoftë, me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 qershor”, sqaroi Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania