Panorama (Albania)

Rrëzimi i zgjedhjeve në Durrës, Basha: Vendim që sjell shpresë

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e vlerësoi vendimin e marrë nga Gjykata e Durrësit për rrëzimin e zgjedhjeve në këtë bashki si një shpresë se në vend ka gjyqtarë që e kanë të shenjtë Kushtetutë­n. Përmes një reagimi për mediat, pas refuzimit nga Gjykata për t’i dhënë mandatin kandidates së PS- së, Valbona Sako, kryedemokr­ati deklaroi se procesi i 30 qershorit ishte një farsë e masakër kushtetues­e. “Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutë­s, e ligjit dhe e standardev­e. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutë­n dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajë dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucio­nal, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutë­n dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, tha Basha. Edhe për kryetaren e LSI vendimet e gjykatave treguan pavlefshmë­ri të zgjedhjeve. Kryemadhi kërkoi nga Prokuroria të nisë procedim për anëtarët e KQZ. “Pavlefshmë­ri absolute! Thjesht e saktë, pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administra­tiv, atë të regjistrim­it të subjekteve zgjedhore, KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike dhe gjithë veprimtari­a e vendimmarr­ja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurav­e Administra­tive. Që pas këtij momenti, çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmë­ria absolute e aktit administra­tiv sjell pavlefshmë­ri absolute të të gjithë procesit në vijim. Nul i gjithë procesi. I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për ‘ Shpërdorim detyre’, në ngarkim të anëtarëve të KQZ”, deklaroi Kryemadhi.

 ??  ?? Basha e Kryemadhi
Basha e Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania