Panorama (Albania)

Pas rrëzimit të Tushës e Shaqirit, Meta propozon Milon për kreun e KLSH

“Nuk gjeta një kandidat më të përshtatsh­ëm dhe me kaq eksperienc­ë të gjithanshm­e se prof. dr. Petraq Milo për këtë detyrë”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka propozuar Kuvendit Petraq Milon si kandidatur­ën e tij të re për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas rrëzimit të dy kandidatur­ave të mëparshme, Meta i ka propozuar Kuvendit profesor Milon, duke e vlerësuar këtë të fundit për eksperienc­ën e jashtëzako­nshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave. Zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, theksoi se kreu i shtetit, pasi lexoi kriteret e vendosura nga Kuvendi, nuk gjeti një kandidat më të përshtatsh­ëm dhe me kaq eksperienc­ë sa profesor Petraq Milo. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, prof. dr. Petraq Milo. Prof. dr. Petraq Milo është një personalit­et me një eksperienc­ë të jashtëzako­nshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucio­neve financiare, fiskale e bankare në Kosovë. Presidenti Meta, duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesiona­l që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH- së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatsh­ëm dhe me kaq eksperienc­ë të gjithanshm­e, si prof. dr. Petraq Milo, për të përmbushur me profesiona­lizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishm­e kushtetues­e”, u shpreh zëdhënësi i Presidenti­t. Duke qenë i bindur në eksperienc­at e profesiona­le dhe akademike të profesorit Petraq Milo, Meta ka kërkuar nga Kuvendi të shqyrtojë me objektivit­et dhe përgjegjsh­mëri emrin e tij për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpuni­mi me institucio­net më të rëndësishm­e financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishë­m për këtë zgjedhje. Presidenti Meta do t’ia dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidatur­ë brenda këtij sesioni parlamenta­r, me objektivit­et dhe përgjegjsh­mëri, që KLSH të funksionoj­ë në mënyrë plotësisht kushtetues­e e ligjore”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

PROPOZIMET

Në harkun kohor të 10 muajve, Presidenti Meta i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë tre kandidatur­a për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas përfundimi­t të mandatit të Bujar Leskaj. Në nëntor të vitit 2018, kreu i shtetit propozoi Vitore Tushën, anëtaren e Gjykatës Kushtetues­e, si propozim të tijin për drejtimin e KLSH, por Kuvendi rrëzoi me 71 vota këtë kandidatur­ë. Në janar të 2019, Meta i propozoi Kuvendit emrin e ish- kreut të SHISH, Bahri Shaqirit. Por edhe kjo kandidatur­ë nuk u pranua nga maxhoranca, e cila e rrëzoi me 77 vota. Të mërkurën, në zyrën e Kuvendit ka mbërritur propozimi i tretë i kreut të shtetit për drejtimin e KLSH, ai i profesorit Petraq Milo. Asnjë zë brenda maxhorancë­s nuk reagoi për këtë propozim të Metës, ndryshe nga ajo që ka ndodhur me propozimet e tjera, të cilat janë rrëzuar publikisht përpara se të merreshin në shqyrtim në Kuvend. PROFILI

Petraq Milo, kandidatur­a e re e Presidenti­t Meta, për drejtimin e KLSH është një personalit­et me një eksperienc­ë të jashtëzako­nshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucio­neve financiare, fiskale e bankare në Kosovë. Milo është profesor në Shkencat Ekonomike në Universite­tin e Tiranës nga viti 2013. Doktor në Shkencat Ekonomike në Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Francës, Universite­ti i Auvergnes, Francë, 1999. Ajo që e bën akoma më interesant propozimin e ri të kreut të shtetit, është fakti se Petraq Milo ka qenë këshilltar i ish- Kryeminist­rit Berisha. Milo ka qenë këshilltar i Kryeminist­rit të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Shqipëri, nga tetori i vitit 2005 deri në gusht të vitit 2013. Milo ka qenë anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nga 2011- 2018, Kryetar i Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore të Shqipërisë, Drejtues i Autoriteti­t Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga janari 2004 deri në janar 2005, Kryetar i Komitetit të Auditimit të Bankës Qendrore te Kosovës.

Ajo që e bën akoma më interesant propozimin e ri të kreut të shtetit, është fakti se Petraq Milo ka qenë këshilltar i ish- Kryeminist­rit Berisha. Milo ka qenë këshilltar i Kryeminist­rit të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, nga tetori i vitit 2005 deri në gusht të vitit 2013.

 ??  ?? META E LESKAJ
META E LESKAJ
 ??  ?? Petraq Milo, kandidatur­a e Metës për kreun e KLSH
Petraq Milo, kandidatur­a e Metës për kreun e KLSH
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania