Panorama (Albania)

Banka e Shqipërisë: Anëtari të mos dëmtojë imazhin e Bankës

“Çdo qëndrim individual që nuk promovon besimin e publikut ndaj Bankës, shkel Kodin e Etikës”

- ARISTIR LUMEZI

Banka e Shqipërisë reagoi dje lidhur me mundësinë e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës Arben Malaj, për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga deputetët socialistë.

Në reagimin e saj, Banka citon pikat e Kodit të Etikës ku kujton se cilat janë momentet kur anëtari i Këshillit Mbikëqyrës mund të prishë imazhin e Bankës apo të shkelë Kodin e Etikës. “Banka e Shqipërisë shprehet e vendosur në qëndrimin e vet se, gjatë ushtrimit të detyrave, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojn­ë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtari­në e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre. Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritet­in, paanësinë dhe efektivite­tin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimish­t të trajtohet si jopërfaqës­ues i institucio­nit dhe në kundërshti­m me rregullat e Kodit të Etikës”, thuhet në reagimin e Bankës së Shqipërisë. Sipas saj, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë vetëm në interes të bankës. Sipas saj, veprimtari­a e çdo anëtari jashtë përcaktime­ve ligjore nuk duhet të dëmtojë imazhin e bankës. “Në përcaktimi­n e parimeve bazë të sjelljes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Kodi i Etikës sanksionon detyrimin e tyre për të qenë të ndërgjegjs­hëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjës­ive të tyre, pasi përfaqësoj­në organin më të lartë vendimmarr­ës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë në interesin më të mirë të Bankës së Shqipërisë, si dhe të sistemit bankar në Shqipëri ( pika 1.3). Në këtë kuadër, Kodi i Etikës përcakton shprehimis­ht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuar­a në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj ( pika 2.3)”, thuhet në reagimin e Bankës së Shqipërisë. Ajo qartëson se kur janë rastet kur anëtari i Këshillit Mbikëqyrës mund të ndajë të tjera qëndrime me Bankën e Shqipërisë. “Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësoj­ë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë ( pika 2.3). Mbështetur mbi sa më sipër, Banka e Shqipërisë u ka bërë të ditur, në vazhdimësi, të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës detyrimin për të mbajtur parasysh se, që nga momenti i emërimit deri në përfundim të mandatit, ata përfaqësoj­në, në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucio­nit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojë imazhin e tij”, thuhet në reagimin e Bankës. Sipas saj, çdo zyrtar duhet të kujdeset në debatet publike që të mos dëmtojë besimin e publikut në përmbushje­n e detyrave që ka. “Ky qëndrim institucio­nal është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombët­are, të cilat u kërkojnë zyrtarëve publikë të kujdesen që gjatë përfshirje­s në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t’i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri”, përfundon reagimin e saj Banka e Shqipërisë.

Çdo qëndrim individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritet­in, paanësinë dhe efektivite­tin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimish­t të trajtohet si jopërfaqës­ues i institucio­nit dhe në kundërshti­m me rregullat e Kodit të Etikës”, thuhet në reagimin e Bankës së Shqipërisë. Sipas saj, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të veprojnë vetëm në interes të bankës

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania