Panorama (Albania)

Malaj: Reagimin duhet ta bëjë vetëm Këshilli Mbikëqyrës

-

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj për të cilin Grupi Parlamenta­r i PS- së ka nisur procedurën e shkarkimit, reagoi dje duke thënë se ka respektuar në maksimum Kodin e Etikës. Përmes një postimi në “Facebook”, Malaj reagoi dhe ndaj sqarimit që bëri Banka e Shqipërisë lidhur me kërkesën e deputetëve të PS për shkarkim dhe shkelje të etikës në detyrë. “Për këtë debat nuk shprehet Banka e Shqipërisë si institucio­n, por vetëm Këshilli Mbikëqyrës. Kam respektuar në maksimum Kodin e Etikës, nuk marr pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie, këtë kërkon ligji i Bankës, nuk jam i angazhuar në asnjë aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore, kjo konstatohe­t lehtë. Po ngatërrohe­t me keqdashje dallimi midis angazhimit apo aktivitete­ve publike me angazhimet dhe aktivitete­t politike. Kam plotësuar me integritet dhe profesiona­lizëm mandatin e dhënë nga Kuvendi i vendit tim në rastin e parë me 100 % të votave dhe në rastin e dytë me vetëm dy vota kundër”, shkruan Malaj. Sipas tij, reagimi i Bankës për aktiviteti­n e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është cenim i kredibilit­etit dhe pavarësisë së saj. “Reagimi në emër të Bankës Shqipërisë sot pas kërkesës së deputetëve dhe jashtë hapave ligjorë dhe institucio­nalë, që në këtë rast është vetëm Këshilli Mbikëqyrës, përbën cenim të kredibilit­etit dhe pavarësisë së Bankës së Shqipërisë. Kredibilit­eti publik dhe pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë të shenjta dhe duhen ruajtur me përgjegjsh­mëri maksimale nga çdo pozicionim publik jashtë kornizave institucio­nale”, shkruan Malaj. Ai sqaron se ka qenë nismëtar i zbatimit të rezolutave të Kuvendit në Këshillin Mbikëqyrës, ndryshe nga ç’pretendohe­t nga deputetët firmëtarë se Këshilli ka anashkalua­r dhe injoruar zbatimin e rezolutave të Kuvendit. “Kam qenë unë që pas mandatit të ri kam kërkuar që rezoluta e Kuvendit për vitin 2018 që ka detyra për vitin 2019, të diskutohej në Këshill dhe me detyrat e dhëna nga Kuvendi të njihej Këshilli dhe stafi drejtues i Bankës dhe për detyrat konkrete, Këshilli të ndërtonte një plan veprimi përmbushës të detyrave të lëna nga Kuvendi. Qëndrimet si gjatë mandatit plotësues dhe aktualisht, janë të dokumentua­ra në proces verbalet e Këshillit Mbikëqyrës. Ky sqarim është në respekt të institucio­nit të Bankës së Shqipërisë”, përfundon reagimin e tij anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Arben Malaj.

 ??  ?? Arben Malaj
Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania