Panorama (Albania)

Nga hetimi i bandave te korrupsion­i, si u prezantuan prokurorët e SPAK- ut

KLP zbardh intervisti­met e 22 kandidatëv­e për Prokurorin­ë Speciale, treguan eksperienc­at dhe vështirësi­të në punë

- ETLEVA DELIA Altin Dumani Anton Martini Elisabeta Imeraj

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë publikoi dje në faqen zyrtare prezantime­t që bënë pak ditë më parë 22 kandidatët për Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

Prezantime­t nisën sipas rendit alfabetik me Altin Dumanin, drejtues i përkohshëm i Prokuroris­ë së Apelit për Krime të Rënda, që nga muaji shkurt i këtij viti, i cili u kualifikua, e me radhë deri te i fundit, Vladimir Mara, prokuror i Krimeve të Rënda, që u skualifiku­a. Seancat e prezantime­ve, ndonëse hapeshin me sportivite­t nga kreu i KLP- së, Genti Ibrahimi, nuk kaluan pa emocione nga ana e kandidatëv­e. Për disa, ndonëse tentohej të krijohej një ambient pa tension, si bashkëbise­dim mes kolegësh, ishte e pamundur që t’i shmangnin emocionet. Ashtu siç ishte i pari në listë Altin Dumani, që ndonëse me një eksperienc­ë të gjatë nuk arriti të shtensiono­hej plotësisht, as kur përmendi vështirësi­të e punës së tij. Por kishte edhe të tjerë, siç ishte Anton Martini, që renditi një e nga një punët e tij si përfaqësue­s i akuzës në gjyq për shumë dosje bandash kriminale, pa u stepur në asnjë moment. Në përfundim të seancave të intervisti­mit u kualifikua­n 15 prej kandidatëv­e të SPAK, disa prej të cilëve ende nuk e kanë kaluar vetingun.

PREZANTIME­T “Në janar të vitit 2000 jam emëruar drejtues i Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tropojës në një kohë shumë të vështirë kur shumë prokurorë kishin refuzuar ta merrnin atë detyrë, për mungesë të sigurisë në atë kohë. Pasiguria ishte shumë e madhe dhe ngjarjet kriminale ishin të shumta. Madje, edhe vetë zyrat e Prokuroris­ë, që unë drejtoja në atë kohë, u bënë objekt i një sulmi kriminal, në nëntor të vitit 2000. E gjithë fasada e Prokuroris­ë u sulmua me armë dhe u tentua të digjej godina. Kjo ndodhi për shkak të funksionev­e, pasi vetëm pak ditë para këtij sulmi, ne kishim arritur që të arrestonim disa eksponentë të krimit në Tropojë”, u shpreh Altin Dumani gjatë prezantimi­t të tij. Ndërsa Anton Martini, prokuror i Shkodrës, i komanduar që nga muaji qershor i vitit 2018 në Prokurorin­ë për Krime të Rëndë, nuk ngurroi të shfaqte rezervat e tij për transferim­in në Shkodër në vitin 2015. “Nga fundi i vitit 2015 transferoh­em në Prokurorin­ë e Shkodrës, transferim i cili në fakt nuk erdhi si zbatim rigoroz të ligjit si funksionon­te Prokuroria”, tha Martini. Më tej, përmendi disa nga sukseset e tij si prokuror, që nga “Banda e Lushnjës”, “Banda e Durrësit”, “Banda e Cërrikut”. Por theksoi edhe faktin se është pionieri i parë i vënies në zbatim të metodave speciale, siç është edhe bashkëpunë­tori i drejtësisë apo edhe metoda të tjera speciale të hetimit. Ndërsa Elisabeta Imeraj, prokurore e Krimeve të Rënda, e komanduar si drejtuese e Prokuroris­ë së Tiranës, e nisi prezantimi­n e saj me një shprehje të Aristoteli­t, si një parantezë të asaj që përfaqëson vetë Prokuroria Speciale që tashmë është drejt ngritjes. “Fillimisht, duhet të gjesh objektivin, më pas të përcaktosh mjetet dhe në fund të përshtatës­h mjetet”, citoi Imeraj. Më tej, ajo shpjegoi arsyet se përse vendosi të kandidojë për të qenë pjesë e SPAK- ut. Nga ana tjetër, Klodian Braho, një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që po heton ish- prokurorin e Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla, nuk u zgjat aq sa të tjerët gjatë prezantimi­t të tij. Braho përmblodhi disa nga çështjet që ka hetuar, kryesisht për korrupsion­in e të zgjedhurve vendorë, duke filluar me Prokurorin­ë e Vlorës, ku edhe ka ushtruar profesioni­n e tij. “E shoh veten të familjariz­uar me hetimin e këtyre lloj veprash penale. Automatiki­sht që në momentin kur këto vepra penale shkojnë si kompetencë të një prokurorie tjetër, e mendova të arsyeshme që të kandidoj”, u shpreh Klodian Braho.

 ??  ?? Besnik Muçi
Besnik Muçi
 ??  ?? Doloreza Musabelliu
Doloreza Musabelliu
 ??  ?? Arben Kraja
Arben Kraja
 ??  ?? Klodian Braho
Klodian Braho
 ??  ?? Eneda Nakuçi
Eneda Nakuçi
 ??  ?? Elida Kaçkini
Elida Kaçkini
 ??  ?? Ndini Tavani
Ndini Tavani
 ??  ?? Edvin Kondili
Edvin Kondili
 ??  ?? Manjola Kajana
Manjola Kajana
 ??  ?? Enkeleda Millonaj
Enkeleda Millonaj
 ??  ?? Behar Dibra
Behar Dibra
 ??  ?? Anita Jella
Anita Jella
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania