Panorama (Albania)

Mungesa e dokumentev­e shtyn gjykimin për Tahirin

Tahiri kërkoi që gjyqi të mos shtyhej: Situatë skandaloze

-

Mungesa e dëshmive të përkthyera të anëtarëve të grupit "Habilaj" në dosjen ndaj Saimir Tahirit, bëri që Gjykata për Krime të Rënda të shtynte për të tretën herë gjyqin.

Ish- ministri kërkoi me tone të ngritura në Gjykatë, që procesi të mos shtyhej për këtë shkak, ndërsa jashtë sallës nuk nguroi ta konsideron­te situatën qesharake. Ndërkohë, në seancën e djeshme, Gjykata bëri ndarjen e çështjes, duke pezulluar gjykimin për dy ish- funksionar­ët e Policisë së Shtetit, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, për shkak të mungesës, dhe të vazhdojë gjykimin për Saimir Tahirin dhe ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Në momentin që Gjykata do të tërhiqej për të shqyrtuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish- ministrit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës, u vuri në dukje prokurorëv­e të çështjes se në dosjen që ata disponojnë mungon procesverb­ali i përkthimit të dëshmive të Moisi Habilajt, Nezar Seitit dhe Meridian Sulajt. Të tri këto dëshmi janë dorëzuar në gjuhën italiane, por mungon një kopje e përkthimit të tyre. Prokurori Vladimir Mara, pas tërheqjes për disa minuta për të bërë verifikimi­n, tha se këto dokumente ende nuk janë përkthyer dhe se ata kërkonin kohë. "Aktualisht, këto dokumente nuk janë përkthyer akoma, kërkojmë kohë", tha Mara.

REAGIMI

Kërkesa e prokurorit nuk kaloi pa u kundërshtu­ar nga avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, i cili kundërshto­i duke thënë që dëshmitë janë të përkthyera dhe këtë e vërtetonte korrespond­enca me Ministrinë e Brendshme. "Këto dëshmi janë të përkthyera, pasi në dosje është korrespond­enca me Ministrinë e Drejtësisë për dhënien rrugë të këtyre letërporos­ive, ose kjo situatë është nga amullia e dosjeve që kanë këta prokurorë, ose është taktikë për shtyrjen e çështjes", tha Maksim Haxhia. Për kërkesën për shtyrje të bërë nga Mara, foli edhe Saimir Tahiri, i cili tha se nëse duhet kohë kjo të jetë brenda ditës, por jo në një datë tjetër. "Nëse duhet kohë, unë këtu jam në dispozicio­nin tuaj, deri në çfarëdo ore, por vetëm kjo seancë të mos shtyhet. Këto dëshmi janë në favorin tim, janë prova në favorin tim, por unë jam i gatshëm të heq dorë nga këto prova, nuk i dua. Le të vazhdojmë gjykimin edhe pa to. Edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq", përfundoi fjalën ish- ministri Saimir Tahiri. Pavarësish­t kësaj kërkese të Tahirit, treshja gjykuese e pa të arsyeshme të shtyjë seancën në datën 22 korrik, në mënyrë që këto dokumente të vihen në dispozicio­n.

PROKURORIA

Gjatë seancës së djeshme, Prokuroria për Krime të Rënda bëri edhe kërkesën e saj për gjykimin e të pandehurve, Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, për tri vepra penale, atë të "Trafikimit të narkotikëv­e", në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal, "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale" dhe "Grup i strukturua­r kriminal".

 ??  ?? Saimir Tahiri në Gjykatë
Saimir Tahiri në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania