Panorama (Albania)

Tahiri: Edhe një çerdhe fëmijësh është më e organizuar se Prokuroria

-

Pas shtyrjes së seancës, për mediat ka folur ish- ministri Saimir Tahiri, i cili e konsideroi si skandaloze dhe qesharake shtyrjen e procesit për të tretën herë, ndërsa përsëriti edhe një herë se nuk kishte interes për shtyrje. "Ju jeni dëshmitarë që ky proces është shtyrë për të tretën herë. Hera e parë sepse letrat që kishte sjellë posta ishin të grisura, hera e dytë sepse Policia nuk kishte bërë njoftimet dhe hera e tretë se Prokuroria ka humbur ca letra. Unë nuk e di, por edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të ndodhë që të humbasë letra në Prokurori kur ka protokoll, kur ka një sistem, kur dihet kush i ka dërguar dhe kush i ka marrë. Unë nuk e di si mund të vazhdohet kështu dhe çfarë seriozitet­i është ky, kur praktikish­t Prokuroria me këto letra kërkoi arrestimin tim në Parlament. Kjo është qesharake. Unë nuk dua t'ia di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor. Nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël, në fakt. Sepse kush ka qëllim për ta zvarritur, ka gjetur një rrugë kaq banale, sa humbja e letrave?! Unë shpresoj të jetë mungesë vëmendjeje, madje nuk dua t'i vë emër. Unë e thashë dhe në seancë, ato për fat të keq janë prova në favorin tim, por unë heq dorë, mjafton që gjyqi mos të shtyhet sepse u bë tërkuzë kjo histori. Unë di të them që e quaj të tepërt të shtyhet gjyqi për herë të tretë. Është qesharake, skandaloze, poshtërues­e për drejtësinë jo për mua. Mua më intereson që gjyqi të mos zgjatet. Kjo është qesharake, ky shtet nuk mund të jetë kështu, drejtësia nuk mund të jetë kështu. Kur ndodh me mua, vaj halli çfarë ndodh me njerëzit. Është e shëmtuar, unë nuk di si mund të ndodhë kjo në Prokurorin­ë e Krimeve të Rëndë në një proces mediatik. Bëhet fjalë për shkresa që i keni nxjerrë ju. Kur i ka media nuk i paska Prokuroria, ose ka bërë gabim, ju kanë dhënë origjinale­t dhe tani nuk i gjejnë", tha ndër të tjera Saimir Tahiri për gazetarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania