Panorama (Albania)

Sekuestro pasurive të të arrestuarv­e për eurot në “Toyota Yaris”

-

Policia njoftoi dje se ka bërë sekuestrim­in e pasurive të të hetuarve për eurot e sekuestrua­ra në një makinë "Toyota Yaris" në Durrës verën e vitit 2018. Kujtojmë se Policia sekuestroi në port 3.4 milionë euro, të cilat po futeshin në Shqipëri në mënyrë ilegale dhe të padeklarua­ra, ndërsa për këtë ka vënë në pranga 4 persona në Shqipëri. Hetime po vazhdojnë paralelish­t edhe në Belgjikë. "Vendoset sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëv­e të një grupi të strukturua­r kriminal", bëri të ditur dje Policia. Më tej, në njoftim thuhet se Njësia Hetimore pranë Task- Forcës Speciale Qendrore, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpuni­m me Agjencinë për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a, zhvilloi fazën e dytë të operacioni­t policor "BIZARK", për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtari­së kriminale", në bashkëpuni­m dhe "Grup i strukturua­r kriminal", faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018. "Në këtë kuadër, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M..", shkruhet më tej në njoftimin e Policisë. Sipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se vazhdojnë veprimet procedural­e në bashkëpuni­m me Agjencinë për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a për kalimin në administri­m nga shteti të të gjitha këtyre pasurive. Pasuritë janë vënë nën sekuestro me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

 ??  ?? Eurot e sekuestrur­a në “Toyota Yaris”
Eurot e sekuestrur­a në “Toyota Yaris”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania