Panorama (Albania)

U shpërtheu bombola e gazit sapo ndezën dritën, rëndë çifti në Selenicë

Mimoza Selimi paraqitet në gjendje kritike, ka marrë djegie të rënda në 60% të trupit. Fqinjët, apel për ndihmë: Janë të varfër

-

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimi­t të një bombole gazi në Selenicë.

Shpërthimi i fortë mësohet se ka ndodhur rreth orës 05: 53, ndërsa të plagosur kanë mbetur Rexhep Selimi, 49 vjeç, dhe bashkëshor­tja e tij, Mimoza Selimi, 42 vjeçe. Kjo e fundit mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Shkak për shpërthimi­n është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol që çifti e përdorte për të gatuar. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur 42- vjeçarja është afruar pranë vendit të gatimit dhe ka ndezur dritën. Kjo ka bërë që gazi i rrjedhur nga bombola të shkaktojë një shpërthim të fortë, i cili tronditur dhe banorët që jetojnë pranë shtëpisë së çiftit. Nga shpërthimi, gruaja ka marrë dëmtime të mëdha dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa më mirë paraqitet gjendja për burrin. Ata punonin në minierë në Selenicë dhe çdo mëngjes zgjoheshin herët për t’u bërë gati për punë. Kanë qenë pikërisht fqinjët që kanë lajmëruar Policinë dhe autoambula­ncën, duke u dhënë edhe ndihmën e parë të plagosurve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. 49- vjeçari ka marrë plagë të lehta, ndërsa bashkëshor­tja e tij ka pësuar djegie në rreth 60% të trupit. Për këtë arsye, ajo është nisur më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Nga shpërthimi i fuqishëm, banesa është shkatërrua­r thuajse plotësisht, ndërsa Policia nisi hetimet për ngjarjen. Sipas hetimeve të para, shkak ka qenë pikërisht rrjedhja e gazit nga bombola që kishin montuar në mbrëmje dhe që përdornin për gatim. Çifti Selimi jetonte i vetëm në banesë në Selenicë, ndërsa kishte dhe tre fëmijë, dy prej të cilëve punojnë në Dhërmi, ndërsa tjetri ndodhet në Greqi.

Fqinjët tregojnë se ata jetonin në kushte të vështira ekonomike dhe kjo ngjarje pritet t’ua vështirëso­jë akoma edhe më shumë përballimi­n e shpenzimev­e. Për këtë arsye, fqinjët bëjnë apel që autoritet t’u vijnë në ndihmë për mjekimin dhe banesën e dëmtuar. “Janë shumë të varfër, punonin në minierë. Një djalë dhe një vajzë u punojnë në Dhërmi, kurse djali tjetër jeton në Greqi. Janë njerëz hallexhinj, duhen ndihmuar”, shprehet një prej fqinjëve. Fqinjët tregojnë edhe momentet e para të tmerrit dhe që ndihmën e parë e dhanë vetë ata, duke lajmëruar më pas Policinë dhe ambulancën. “Ishte rreth orës 05: 30, kur ndodhi. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm. E dëgjuam dhe u tronditëm të gjithë. Ne në shtëpinë tona nuk kemi pësuar dëme, por banesa e tyre është shkatërrua­r fare. I gjetëm në oborr, i shoqi kishte mundur ta nxirrte gruan në oborr. I dhamë ndihmën e parë, i çuam edhe deri në spital”, shprehet Kapo Cunaj, njëri prej banorëve që ndodhej pranë vendit, ku ndodhi ngjarja.

 ??  ?? Shtëpia e dëmtuar pas shpërthimi­t
Shtëpia e dëmtuar pas shpërthimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania