Panorama (Albania)

Plagosja e 4- fishtë në Tiranë, kapen 2 vëllezërit në kërkim

Operacioni në Mamurras, u dëgjuan edhe të shtëna me armë

- ETLEVA DELIA

Dy vëllezër që ishin shpallur në kërkim para dy vitesh nga Policia e Tiranës për “Vrasje të mbetur në tentativë”, janë arrestuar gjatë një operacioni në Mamurras.

Të arrestuari­t janë Arben dhe Astrit Seferi, të dyshuar për plagosjen e 4- fishtë që ndodhi në fund të muajit shtator, të vitit 2017, në zonën e Laprakës, në kryeqytet. Bashkë me ta është arrestuar edhe shtetasi Viktor Gjergji, mik i tyre. Ata janë arrestuar në momentin që ishin duke drekuar me familjarë të tyre, madje në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka qenë i pranishëm edhe një fëmijë. Disa dëshmitarë që kanë parë momentin e ndërhyrjes së forcave policore, thanë se para se të kryhej arrestimi, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Burimet tregojnë se ka qenë një punonjës policie që ka qëlluar në ajër, por ende nuk dihen rrethanat. Nga ana tjetër, vetë personat e arrestuar nuk kanë rezultuar të kenë qenë të armatosur. Dy vëllezërit, Sefeti dhe miku i tyre, pas arrestimit janë transportu­ar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

NGJARJA Ngjarja e rëndë, për të cilën ishin shpallur në kërkim vëllezërit Arben dhe Astrit Seferi, ka ndodhur mbrëmjen e datës 29 shtator, në zonën e Laprakës në Tiranë. Katër persona u plagosën me armë zjarri në ambientet e një lokali. Dy vëllezërit Seferi që u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, dyshohej të ishin autorët e sulmit, ku fatmirësis­ht nuk pati viktima. Policia tha në atë kohë se motiv i ngjarjes ka qenë një konflikt i ndodhur 24 orë para ngjarjes mes dy vëllezërve dhe pronarit të lokalit ku ndodhi plagosja. Nuk dihej me saktësi se për çfarë arsyesh pati ndodhur përplasja mes tyre, por megjithëse ky konflikt ishte menduar si i mbyllur, gjakrat janë nxehur kur palët u panë rastësisht në rrugë ditën e ngjarjes. Sipas burimeve, objektivi ka qenë pronari, Eljon Leka, por nga të shtënat janë plagosur edhe 3 klientë që nuk kishin lidhje me përplasjen e mëparshme mes protagonis­tëve. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë në atë kohë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 40, në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë, kohë kur në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri. Të plagosur mbetën shtetasit, Eljon Leka, 31 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe klientët, Avni Biberi, 46 vjeç, Bujarin Mrisha, 39 vjeç, e Bledar Gusturami, 33 vjeç. Policia tha se të katër të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa po punohej për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, vëllezërve Arben e Astrit Seferi, aktualisht 37 e 34 vjeç, që tashmë u arrestuan në Mamurras.

 ??  ?? Gjatë kërkimeve të Policisë në vitin 2017, për arrestimin e vëllezërve Seferi
Gjatë kërkimeve të Policisë në vitin 2017, për arrestimin e vëllezërve Seferi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania