Panorama (Albania)

Prezantohe­t projekti, si do të jetë kampusi universita­r tek Artet

Arkitekti Casamonti: Fasada s’ndryshon, ruajmë historinë Veliaj: Pasurojmë godinën kryesore me një shtesë

-

Tetëdhjetë vjet pasi u ndërtua, godina e Universite­tit të Arteve do të rindërtohe­t, tashmë në formë kampusi.

Do të vihet dorë në çdo gjë, përveç fasadës së jashtme të mureve. Janë studentët e Arkitektur­ës, ata që me ndihmën e arkitektit italian, Marco Casamonti, kanë bërë gati projekt- idenë, e cila u prezantua një ditë më parë në praninë e ministrave të Arsimit e Kulturës, kryebashki­akut të Tiranës e përfaqësue­s nga universite­ti i Arteve. Për ta, jetësimi i këtij projekti do të ishte jo thjesht një mjedis i denjë akademik, por edhe një pol i rëndësishë­m që gjeneron kulturë. DETAJET E PROJEKTIT

Në një hapësirë prej më shumë se 20 mijë metrash katrorë është konceptuar të ndërtohet kampusi i ri, i cili vjen në formë rrethore pas ndërtesës aktuale. Për arkitektin Casamonti, e veçanta e këtij projekti është mobiliteti dhe përqendrim­i i shërbimeve për studentë e pedagogë. “Fasada do të mbetet e pandryshua­r. Në pjesën e pasme të ndërtesës do të dizenjohet një kampus i ri, tepër i thjeshtë në dukje dhe me hapësira të reja për studentët. Do të punojmë me sheshin përballë stadiumit, duke marrë në konsiderat­ë një zonë këmbësore për të bërë të mundur një lloj teatri të jashtëm përreth ndërtesës së vjetër ku mund të ndërtojmë klasa dhe hapësira të reja për studentët. Fakulteti i Arteve të Bukura do të ketë një pjesë, ai i Muzikës në mes dhe më pas Fakulteti i Arteve Skenike. Kjo ndërtesë mund të jetë e dobishme edhe për zyrat e rektoratit”. Në mes të ndërtesës kryesore është konceptuar një shesh i madh ku do të hyhet përmes një porte të madhe që do të duket si një xhami, në të cilën do të lëvizin studentët në mënyrë rrethore duke marrë të gjitha shërbimet në të njëjtin vend. Ndërsa në pjesën e poshtme të ndërtesës do të ndërtohen parkingje, magazina apo çdo gjë tjetër që studentët nuk duan ta shikojnë mbi tokë. Duke njohur të pranishmit me vizionin e tij, arkitekti italian që ka konceptuar dhe “Arenën Kombëtare”, bëri të qartë se nuk do të vihet dorë mbi ndërtesën aktuale, por do të ndërtohet përreth saj. “E kemi perceptuar që të ruajmë historinë dhe të ndërtojmë përreth saj për të mos shkatërrua­r ndërtesat historike. Ajo do të jetë transparen­te, me shumë dritë, e ndryshme nga stadiumi kombëtar, por i njëjti koncept. Më pëlqen shumë ideja që të ruajmë fasadën kryesore dhe të kemi një shesh tjetër në mes dhe nën të, të kemi teatrot. Nëse ne e bëjmë të mundur këtë kampus, do të jetë diçka shumë e veçantë për Shqipërinë. Ky projekt është një ëndërr”.

PREZANTIMI

Pjesë e prezantimi­t: Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është i sigurt që edhe ky projekt, ashtu si shumë të tjerë, do të hasë në kundërshti dhe po ashtu, sipas tij, do të jetë historia e suksesit e radhës. “Ashtu si stadiumi që nuk kaloi pa një debat, pa ndezur disa gjakra, pa kaluar atë sitën e gjërave ‘ mos e prek’ jam i bindur që mbas debateve edhe ky projekt do të përfundojë si një plan fantastik. Pavarësish­t çfarë flitet, i vetmi objekt ku ne do të fokusohemi sot dhe që realisht është në plan për t’u impelemtua­r, ka të bëjë me shtesën që do t’i bëjmë akademisë së arteve”. Duke folur për projektin e godinës qendrore të Universite­tit, rektori i Universite­tit të Arteve, Kastriot Çaushi zbuloi se deri në fund të vitit, studentë e pedagogë do të kenë një ndërtesë të denjë. “Godinën qendrore e shikoni nga jashtë, sepse janë mbyllur të gjitha dritaret, por gjithë muret kanë rënë në tokë. Kjo ndërtesë e vitit ’ 36 është hedhur e gjitha në tokë përveç mureve të jashtme. Unë kam qenë skeptik, por ajo po ndërtohet dhe besoj që për Vit të Ri, sipas premtimeve, do të jetë një ndërtesë moderne, me të gjitha ambientet”.

 ??  ?? Projekti i kampusit universita­r të Arteve
Projekti i kampusit universita­r të Arteve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania