Panorama (Albania)

Gratë e fuqishme të Gjermanisë, pasuesja e Merkel merr Mbrojtjen

Kramp- Karrenbaue­r pasoi në ministri Ursula von der Leyen

- Rosario Gambino

Kryetarja e re e partisë së Kancelares Angela Merkel në Gjermani mori të mërkurën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, në një lëvizje të komentuar nga analistët si të rrezikshme, por potenciali­sht të dobishme, duke rrëzuar këmbëngulj­en e saj të mëparshme se nuk do t’i bashkohej Kabinetit.

Bota tashmë e ka të qartë se cilat janë tri gratë më të fuqishme gjermane, që drejtojnë edhe Europën. Annegret Kramp- Karrenbaue­r pasoi në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen, e cila u zgjodh të martën si kryetarja e re e Komisionit Europian. Kramp- Karrenbaue­r fitoi me një diferencë të ngushtë udhëheqjen e Bashkimit Kristian Demokrat, partinë e qendrës së djathtë të udhëhequr deri në dhjetor nga Merkel. Kramp- Karrenbaue­r është përqendrua­r deri tani në përpjekjen për të rinovuar partinë, e cila ishte përçarë me konservato­rët të shqetësuar nga politikat mikpritëse të Merkel për emigrantët në vitin 2015, si dhe lëvizjet e tjera politike. Por vlerësimet e saj të votimit kanë pasur rënie të ndjeshme pas disa gafave dhe ka luftuar për të rritur profilin e saj, duke pasur parasysh se nuk ka një vend në Parlament dhe gjithashtu nuk ishte në Kabinet. Kramp- Karrenbaue­r kishte këmbëngulu­r në ditët e fundit se ajo do të vazhdonte të përqendroh­ej vetëm në parti, por ndryshoi qëndrim. Merkel, e cila ka udhëhequr lavdishëm CDU- në dhe qeverinë federale gjermane deri në dhjetor, vendosi të tërhiqet fillimisht nga partia dhe kur t’i mbarojë mandati edhe nga ekzekutivi. Ajo është shprehur se nuk do të kërkojë një mandat të pestë si Kancelare. Nuk është ende e qartë se kush do të kandidojë si kandidat për CDU- në për kancelar në zgjedhjet e ardhshme të Gjermanisë, që do të mbahen më 2021. Zgjedhjet mund të mbahen edhe më herët nëse bie koalicioni i brishtë me socialdemo­kratët e qendrës së majtë. Ndërsa ngritja e papritur e Ursula von der Leyen në punën më të lartë të Bashkimit Europian pas 5 vjetësh si ministre e Mbrojtjes sugjeron se posti mund të jetë një trampolinë për promovim. Von der Leyen konsideroh­ej prej kohësh si një pasardhëse e mundshme e Merkel, por figura e saj u zbeh nga përplasjet gjatë kohës që ishte në Ministrinë e Mbrojtjes. Kramp- Karrenbaue­r nuk dha arsye për zgjedhjen e saj që të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke mos pranuar pyetje nga gazetarët. Ajo tha shkurtimis­ht se e pranon detyrën “me respektin më të madh, me gjithë zemër dhe plotësisht e bindur”.

 ??  ?? Nga e djathta, Merkel, Presidentj­a e zgjedhur e KE, Von der Leyen dhe Kramp- Karrenbaue­r
Nga e djathta, Merkel, Presidentj­a e zgjedhur e KE, Von der Leyen dhe Kramp- Karrenbaue­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania