Panorama (Albania)

Policia italiane dhe FBI në aksion të përbashkët, kapin 19 mafiozë

-

Më shumë se 200 policë italianë dhe agjentë të FBI nga zyra e Byrosë së Nju Jorkut kanë nisur të mërkurën një goditje të koordinuar kundër një klani mafioz sicilian të lidhje me familjen Gambino, sipas raporteve në “New York Post”. Tetëmbëdhj­etë të dyshuar u arrestuan në Palermo, Sicili, gjatë operacioni­t të koduar me emrin “Lidhja e Re”, sipas “CBS News”. Ndërsa CNN shkruan se një i dyshuar është arrestuar në “Big Apple”, ( Nju Jork Siti). Mes të arrestuarv­e ishin Thomas Gambino, i konsiderua­r nga FBI si anëtar i rëndësishë­m i familjes së krimit me bazë në Nju Jork dhe Salvatore Gambino, kryebashki­aku i një fshati pranë Palermos, sipas “Reuters”. Përpjekja e përbashkët zbuloi lidhje të forta mes “Cosa Nostra” të Sicilisë,( kreu i së cilës, Salvatore “Toto” Riina i klanit Corleone vdiq në burg në vitin 2017) dhe familjeve të krimit të organizuar të SHBA. Në vitet 1980, Riina kishte nisur një luftë të egër mafioze në Sicili, duke dëbuar familjen Inzerillo nga kështjella e saj në rrethinat e Palermos në Passo di Rigano dhe duke u vetëshpall­ur në mërgim në SHBA. Sipas Policisë, familja ka kërkuar që të rimarrë biznesin e saj të vjetër, e ndihmuar nga aleatë me ndikim në Nju Jork. Gjithashtu të arrestuar ishin Tommaso dhe Francesco Inzerillo, të afërm të Salvatore Inzerillo, i cili u vra nga Riina në vitin 1981, shkruan “Reuters”. Hetimi “ka shfaqur lidhjen e fortë të vendosur midis ‘ Cosa Nostra Palermos’ dhe krimit të organizuar të SHBA, veçanërish­t klanit Gambino”, shkruhet në një deklaratë policore. Gambinot janë një nga pesë familjet historike mafioze italo- amerikane në Nju Jork. Shefi i raportuar i familjes, Francesco “Franky Boy” Cali, u qëllua në mars para shtëpisë së tij në Todt Hill, në Staten Ajlënd, një vrasje që alarmoi thellësish­t klanin Inzerillo. Policia italiane tha se të dyshuarit që u arrestuan të mërkurën përballen me akuza të shumta, duke përfshirë anëtarësim­in në mafia, grabitje të rëndë, mashtrime dhe konkurrenc­ë të padrejtë. Rreth 3.36 milionë dollarë vlerë të pasurive të paluajtshm­e dhe aseteve të tjera u konfiskuan nga Policia italiane të mërkurën.

 ??  ?? Antonino Lo Presti
Antonino Lo Presti
 ??  ?? Tommaso Inzerillo
Tommaso Inzerillo
 ??  ?? Thomas Gambino
Thomas Gambino
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania