Panorama (Albania)

Lamtumirë “babait” të Montalbano- s, vepra e tij me 31 milionë kopje e në 120 gjuhë

“Mbi të gjitha rrëfente për t’i dhënë jetë personazhi­t të tij më të njohur, që e shoqëroi gjatë 25 viteve të fundit”

-

“Nëse do të ishte e mundur, do të dëshiroja që ta mbyllja karrierën time i ulur në një shesh, duke rrëfyer histori e në fund të rrëfenjës, të kaloja mes publikut me kapelën ndër duar”

I përgjigjej kështu Andrea Camilleri atyre që e pyesnin sesi ishte e mundur që në moshën 93- vjeçare nuk kishte vendosur ende të dilte në pension. Edhe pse shikimi ishte shuar prej kohësh, ai vazhdonte të përziente realitetin me fantazinë përmes gjuhës së tij të jashtëzako­nshme, asaj vigateze ( nga Vigata, komunë siciliane imagjinare ku shkrimtari ambienton “Komisarin Montalbano”), që edhe pse nuk kishte asnjë korrespodu­ese në realitet, ishte më konkrete se kurrë. Thonë se nuk mund të reshtësh së bëri, atë për të cilën ke lindur. Dhe mjeshtri sicilian, i ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm në Romë, siç shkruan “La Repubblica”, kishte lindur për të rrëfyer histori.

Rrëfente pavarësish­t viteve e sëmundjes, duke u shoqëruar drejt faqeve të bardha nga asistentja e tij besnike, Valentina ALferj, kujdestare e gjuhës dhe e sekreteve të Montalbano­s. Rrëfente në skenën e teatrit grek të Sirakuzës për të imituar Tiresia- n, të verbrin e Thebanit që shfaqet tek Odiseja për t’i treguar Uliksit rrugën e kthimit. Një personazh i zgjedhur për shkak të ngjashmëri­së, më tepër karakteria­le: I verbër, por në gjendje që të ndriçojë përmes fjalëve të tij. Rrëfente edhe gjatë këtyre ditëve, ndërsa përgatiste debutimin në antiken “Terme di Carcalla”, me spektaklin “Vetëmbrojt­a e Kainit”. Rrëfente, mbi të gjitha, për t’i dhënë jetë personazhi­t të tij më të njohur, që e shoqëroi gjatë 25 viteve të fundit, Salvo Montalbano- s.

Ishte viti ’ 94, kur shtëpia botuese “Sellerio” kishte në libraritë e saj librin “Forma e ujit”, romanin e parë të historisë që rrëfente mbi hetimet e komisarit sicilian. Mandej, roman pas romani, dolën 30 “Montalbano” të tjerë, për të cilët Camilleri do të fliste ngaherë sikur të ishin realë. Personazhi i tij ishte aq i suksesshëm saqë tërhoqi në territorin e filmave policeskë edhe ata, që nuk kishin asnjë afrimitet me këtë zhanër. “Komisar Montalbano” është transmetua­r edhe në vendin tonë, duke u bërë një nga serialet më të dashura për shqiptarët.

Andrea Camilleri ishte një nga personalit­et më me ndikim në skenën kulturore italiane. Veprat e tij kapërcyen kufijtë italianë , duke arritur në 31 milionë kopje, si dhe u përkthyen në 120 gjuhë të ndryshme.

Jeta e tij akademike u mendua nga të afërmit se duhet të niste në kolegjin e peshkopëve. Por, nuk zgjati shumë. Shkrimtari, asokohe një djalosh i shkathët, u përjashtua sapo u kap duke goditur kryqin me vezë. Do të niste liceun klasik, e më vonë fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Palermo, por pa u diplomuar. Në ’ 49- ën pranohet në Akademinë e Arteve dramatike “Silvio d’Amico”, ku hodhi bazat për karrierën e tij si regjisor e autor ( realizoi filma të njohur policeskë si “Togeri Sheridan” apo” Komisari Maigret).

 ??  ?? SHKRIMTARI, SKENARISTI DHE DRAMATURGU, ANDREA CAMILLERI
SHKRIMTARI, SKENARISTI DHE DRAMATURGU, ANDREA CAMILLERI
 ??  ?? Luca Zingaretti (“Montalbano”)
Luca Zingaretti (“Montalbano”)
 ??  ?? Nga filmi “Komisari Montalbano”
Nga filmi “Komisari Montalbano”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania