Panorama (Albania)

“OPERA NË PARK”, PROGRAMI

-

Kjo platformë familjare që përmbyll sezonin do të nisë me shfaqjen “Kur perëndon dielli”, një koncert me këngë qytetare të përpunuara dhe të tjera, që për nga popullarit­eti i madh duket se po i kalojnë “fondit popullor” e po e humbasin autorësinë, të interpretu­ar nga orkestra e harqeve, kori dhe solistët lirikë të Operës si: Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Denis Skura, Xhieldo Hyseni, Nina Muho, Sokol Tomorri.

Janë këngët më të bukura shqiptare të kompozitor­ëve tanë si: Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Gjon Simoni, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Agim Krajka, Mikel Koliqi.

Këngët më të bukura shqiptare, si “Kur më vjen burri nga stani”, “Kur perëndon dielli”, “Margjelo”, “Për ty atdhe”, “Këngët e rinisë” etj., do të interpreto­hen në shfaqjen e datës 18 në orën 21: 00, në një program i cili zgjat afro 65 minuta.

Në datën 19 në orën 21: 00 skena e improvizua­r do të jetë e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve dhe solistit të Ansamblit, Aranit Hoxha. Një program i larmishëm me këngët më të bukura popullore nga e gjithë Shqipëria.

Trilogjia e netëve artistike do të përmbyllet me trupën e baletit, e cila në datën 20, ora 21: 00 po në të njëjtën skenë do të shfaqë baletin “Fado”, një patentë suksesi e koreografi­t me famë botërore, Daniel Cardoso.

Me një muzikë të jashtëzako­nshme të ritmeve portugeze dhe me një koncept tepër modern, së bashku me trupën e baletit të TKOB do të kërcejë dhe publiku që do të jetë i pranishëm, pasi muzika është tepër e gjallë dhe shumë ritmike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania