Panorama (Albania)

Lerda: Lojtarët u shtrydhën, vendosa unë për Trashin dhe jo klubi

-

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli për mikrofonin e "RTSH" pas eliminimit prej Karabakut dhe më tej klubi i kuq ka postuar një reagim të shkurtër të trajnerit për dy përballjet me skuadrën azere.

Pak i zhgënjyer?

Kur humb, nuk mund të jesh i kënaqur.

Çfarë nuk funksionoi?

E vështirë ta thuash, ka shumë diferenca. Ata kanë cilësi. Janë ekipe me buxhet të ndryshëm. Luftuam deri në fund, patëm një mundësi shumë të mirë. E kishim mundësinë më të mirë në 180 minuta. Nëse nuk bën ato gola, bëhet e vështirë. Në të dyja ndeshjet, kemi humbur 4- 5 raste. Mund të shënonim një gol me pak fat, por me diferenca të mëdha në fushë. Kompliment­e djemve, pasi janë shtrydhur. E kanë mbajtur lojën të hapur deri në fund. Ndeshja ishte e varur në fije të perit deri në fund

Golat e pësuar?

Kemi mbrojtur me rregull, për thuajse 2 ndeshje, por është e natyrshme ndonjëherë kur pëson.

Trashi, është lënë jashtë prej jush apo zgjedhje e klubit?

Është një zgjedhje teknike, zgjedhjet i bëj unë. Nuk ndërhyn klubi.

SAJTI ZYRTAR I PARTIZANIT

Ndërsa në sajtin zyrtar të klubit të Partizanit, është postuar një reagim i shkurtër i trajnerit për eliminim nga Karabak. Ndeshja e kthimit... "Karabak arriti që të shënonte dy gola, ndërsa ne nuk arritëm. Ky është futbolli. Ne patëm 2- 3 mundësi shënimi, nuk arritëm që t'i konkretizo­nim. Sidomos, rasti i pastër kur ndeshja ishte 1- 0. Kishim momente të mira dhe përgjatë minutave të fundit por nuk shënuam.

Në të dyja takimet, Partizani ka aplikuar një lojë në mbrojtje...

Gjithçka varet nga kundërshta­ri që kemi përballë. Nëse luajmë përballë një skuadre që ka një buxhet financiar shumë herë më të madh, taktika më e mirë është kjo. Nëse luan ndaj një kundërshta­ri të nivelit tënd, taktikat ndryshojnë. Ekipit të Karabakut i uroj suksese në vazhdim. Është një skuadër me shumë kualitet dhe me një përdorim mjaft të shkëlqyer të topit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania