Panorama (Albania)

LISTA E PERFITUESV­E

Kësti i tretë, 5 dokumentet e reja për ish- të përndjekur­it

-

Financat sqarojnë pesë dokumentet që duhen për të marrë dëmshpërbl­imin. 1700 emrat e të përndjekur­ve, familjarët e të cilëve marrin këstin e tretë

Dëshmi trashëgimi­e, certifikat­ë vdekjeje e ishtë dënuarit, certifikat­ë e trungut familjar, kopje e kartës së identiteti­t dhe numër llogarie.

Janë këto pesë dokumentet që duhet të dorëzojnë trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve që nuk jetojnë pranë Ministrisë së Financave për të marrë këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Pagesat nisin të kryhen në momentin kur secili prej përfituesv­e ka dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. Për plotësimin e dosjes, trashëgimt­arët kanë tre muaj afat. Gazeta boton sot emrat e 1700 të dënuarve, që janë në radhë për të marrë dëmshpërbl­imin. Për këto dosje të shqyrtuara rishtazi, afati skadon në fund të muajit shtator. Pra, deri në fund të shtatorit familjarët e tyre kanë mundësi që të dorëzojnë dorazi ose nëpërmjet shërbimit postar dokumentet që kërkohen. Sa i takon certifikat­ës së trungut dhe certifikat­ës familjare, ato mund të aksesohen edhe online. Kjo do të thotë, që nga ana e trashëgimt­arëve mjafton vetëm një autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi, më pas do të jenë punonjësit e Ministrisë së Financave ata të cilët do të sigurojnë këto dokumente përmes sistemit. Kujdes duhet treguar edhe me numrat e llogarisë bankare. Kanë qenë jo pak pagesa që janë kryer nga Drejtoria e Thesarit, por janë bllokuar për shkak se numrat e llogarisë bankare nuk kanë rezultuar aktiv. Në këto kushte, për të shmangur këto situata, që mund të sjellin vonesa në marrjen e këstit, duhet që numri i llogarisë të jetë hapur brenda këtij viti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania