Panorama (Albania)

Meta: Zgjedhjet janë më 13 tetor, ndryshe s’ka negociata

-

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje palëve politike që të bëjnë çmos për të pasur zgjedhje më 13 tetor, si një mundësi e vetme, sipas tij, që Këshilli i BE- së të japë vendim pozitiv për çeljen e negociatav­e për anëtarësim të Shqipërisë, vendim që pritet të merret më 17- 18 tetor. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se nuk duhet humbur asnjë ditë, pasi 19 tetori do të jetë shumë vonë. Presidenti i Republikës shkruan se “përpara kemi një datë tepër të rëndësishm­e, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17- 18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatav­e me Shqipërinë”. “Koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë! Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarik­e. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishm­e, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17- 18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatav­e me Shqipërinë. Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra- tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucio­ni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitim­imit të çdo institucio­ni nga ana tjetër. Të dyja palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratik­e të shprehin sovranitet­in e tyre për të gjitha institucio­net, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidenti­n nga populli, në 13 tetor. Koha është tani! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!”, shkruan Meta. Kreu i shtetit anuloi 30 qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale me arsyetimin se vendi mund të shkonte në një përplasje civile dhe për t’u dhënë mundësi palëve që të uleshin dhe të dakordësoh­eshin për zhvillimin e zgjedhjeve gjithëpërf­shirëse.

 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania