Panorama (Albania)

Ish- shefi i Policisë Tiranë tregon njohjen me "Babalen"

-

Dëshminë para Gjykatës së Tiranës për këtë dosje e ka dhënë edhe ish- drejtori i Policisë së Tiranës, i cili tashmë është tërhequr dhe punon në privat, Erzen Breçani. Ky i fundit ka treguar se s'e njihte Albert Veliun, ose të ashtuquajt­urin "Babale", për të cilin tha se e kishte parë vetëm pak herë në oborrin e PD dhe nuk ka pasur komunikim tjetër. Ndërkohë, Breçani tregoi edhe për telefonata­t e bëra në drejtim të tij nga Alizoti, i cili i kërkonte takim pasi donte t'i thoshte një të vërtetë. "Me Albert Veliun njihem nëpërmjet mediave, nuk e njoh personalis­ht. E kam parë vetëm një herë në oborrin e Partisë Demokratik­e, ku ai më ka përshëndet­ur me dorë, por vetëm kaq. Pasi ka dalë audio- përgjimi e kam takuar në një kafe aty te PD dhe më ka thënë se ai ishte ' Babalja', por nuk kemi pasur komunikim tjetër. Me Fredi Alizotin nuk njihem fare, është ai që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se donte të më takonte se kishte diçka që donte të ma thoshte. Ai këmbëngult­e duke më thënë se nuk kishte besim te askush tjetër vetëm te unë dhe Sali Berisha. ' Dua të të takoj dhe të të them një të vërtetë', më ka thënë. Nga mënyra se si insistonte, më duket se ka qenë i ndikuar nga dikush që të telefonont­e numrin tim, unë nuk e njoh", tha Erzen Breçani. Ndërkohë, dje u mor edhe dëshmia e Andon Marko, aktualisht shef i Policisë së Fierit. Ai tregoi se e kishte takuar dy herë Alizotin dhe se nuk kishte pasur njohje të tjera me të. Edhe Marko u pyet për disa përgjime të bëra nga Krimet e Rënda.

 ??  ?? Erzen Breçani, ish- shefi i Policisë Tiranë
Erzen Breçani, ish- shefi i Policisë Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania