Panorama (Albania)

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

- INES POHL* * D. W.

Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën në Parlamenti­n Europian në Strasburg. Edhe pse në fakt nëpër parlamente “parlare”, fjala, pra, do të duhej të ishte arti më i madh, shpesh ndodh që vendimet dihen përpara se të jenë shkëmbyer argumentet. Kësaj here qe ndryshe: Ishte një ditë, në të cilën për kandidaten gjermane çdo gjë ishte e mundshme. Asaj i duhej të rezistonte në skenën e madhe e ndonjëherë irrituese të Parlamenti­t Europian. Ajo duhej të bënte për vete skeptikët, duhej të inkurajont­e përkrahësi­t dhe me ofertat e duhura të ndryshonte kursin e kundërshta­rëve. E po ashtu, ajo duhej të kujdesej për një moment europian.

FEMINISTE, SOCIALE DHE EKOLOGJIST­E

Të gjitha këto i ka Ursula von der Leyen - edhe pse në fund ajo ia doli me një shumicë fare të dobët, vetëm me nëntë vota. Feministja e bindur u prezantua më sociale dhe më ekologjist­e nga sa do të preferonin shokët e saj të Partisë Konservato­re - dhe ajo, me vetëdije të plotë dhe sovranitet, e luajti kartën e të qenit grua. Ndoshta ishte zgjedhja më e mirë e saj që ta mbante fjalimin në tri gjuhë. Frëngjisht për një BE me zell të ri dhe pjesëmarrj­e të qytetarëve, anglisht për faktet dhe kërkesat e mprehta - për taksa më të larta për gjigantët e ekonomisë botërore, dhe për një barazi të vërtetë gjinore. Gjermanish­ten ajo e zgjodhi për mbylljen emocionale të fjalimit, gjatë të cilit politikani­a e lindur në Bruksel e shiti biografinë e saj si të kompozuar ekstra për një karrierë europiane.

QARTËSISHT ZGJEDHJA E DYTË

Nuk është sekret që Von der Leyen ishte zgjedhja e dytë për këtë post. Ajo e dinte që i duhej të luftonte me finesë dhe një inskenim perfekt kundër këtij disavantaz­hi. Ajo mund t’i kishte humbur të gjitha. Por ajo surprizoi duke e kthyer këtë disavantaz­h në përparësi. Ajo u tregoi vendin antieuropi­anëve dhe atyre që largohen duke iu kundërvënë me shpërfillj­e provokimev­e të tyre. Këtë kurs ajo duhet të vazhdojë ta ndjekë qartë dhe me konseguenc­ë duke e mbyllur krahun e djathtë. E gjitha kjo nuk mjafton për të garantuar një presidencë të suksesshme të Komisionit, por është të paktën një fillim i mirë dhe një ditë e mirë për Parlamenti­n Europian, që kishte një zgjedhje të vërtetë.

Humbësit më të mëdhenj të kësaj dite votimi janë eurodepute­tët socialdemo­kratë gjermanë. Duke i qëndruar besnikë parimit, ata deri në fund iu përmbajtën marrëveshj­es, se vetëm një kandidat kryesor në zgjedhjet europiane duhet të bëhet president i Komisionit të BE- së. Që për këtë nuk e gjet shumica, kjo nuk luajti asnjë rol. Ata nuk morën parasysh as që BE- ja mund të zhytej në një krizë të thellë, nëse Von der Leyen nuk do të kishte fituar.

Parlamenti e tha fjalën e vet. Ai vendosi me shumicë, që politika, tek e fundit, është arti i së mundshmes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania