Panorama (Albania)

Mbi 256 milionë euro për 17 km rrugë, Basha: Do ketë politikanë me pranga në duar

KREU I PD DENONCON KONCESIONE­T: GRABITJA ME SPEKTAKOLA­RE NE HISTORI

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, një ditë pas miratimit nga Parlamenti të dy kontratave koncesiona­re për rrugët Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat me vlerë totale prej 317 milionë eurosh, paralajmër­oi se çdo klient i qeverisë që po pasurohet me Edi Ramën, do të japë shpjegim për çdo qindarkë në qeverinë e drejtuar nga demokratët.

Me një paralajmër­im të fortë, Basha tha në një dalje për mediat se politikanë­t me pranga në duar do të jenë kontributi më i rëndësishë­m në një qeveri të drejtuar prej tij. "Në Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbu­llimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, u miratua grabitja me spektakola­re në histori: 1. Koncesioni i rrugës Milot- Balldren: Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesioni­t është 3- fishuar. Ish- deputeti i PS- së dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë së bashku mbi 500 milionë euro, nip e dajë. 2. Koncesioni i rrugës OrikumDuka­t: Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro. Vetëm ditët e fundit janë dhënë: 3. Koncesioni i inspektimi­t të pompave të naftës. 4. Plazhet publike në pronësi private. Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik", tha Basha. Për kryedemokr­atin, tashmë çdo ditë Edi Rama është në një aktivitet të vazhdueshë­m kriminal. Basha kujtoi edhe pasojat që po sjellin vendimet e kësaj qeverie, të cilat sipas tij në të ardhmen do të kenë pasoja shkatërrue­se për ekonominë e vendit.

PASOJAT Lulzim Basha është i bindur se një numër kaq i lartë koncesione­sh të dhëna nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama do të bllokojnë çdo politikë ekonomike të një qeverie tjetër që do të vijë. "Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdorua­ra. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë te privatët për dhjetëra vjet. Koncesione­t do të paralizojn­ë të gjitha financat publike dhe do të bëjnë të pamundur çdo politikë publike. Të gjitha paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme po kontraktoh­en që tani. Këto kontrata dhe borxhi marramendë­s që vazhdon të marrë Edi Rama, do ta shndërrojn­ë çdo qeveri në një zyrë pagesash, pa pasur mundësi të bëjë asgjë tjetër, vetëm që të paguajë këstet e kontratave afatgjata, që Edi Rama ka firmosur në çdo fushë dhe për çdo gjë për dhjetëra vjet. Taksapague­sit dhe buxheti tyre do të jenë thjesht kuleta për të paguar për dhjetëra vitet e ardhshme klientët e Edi Ramës. Veprimet kriminale ekonomike të Edi Ramës po sjellin shkatërrim­in e konkurrenc­ës në treg dhe të ekonomisë së lirë", sqaroi kreu i PD- së.

OPERACIONI Partia Demokratik­e do të ndërmarrë një operacion të gjerë të shtrirë jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjitha vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë. Ky ishte paralajmër­imi që kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri për të gjithë përfituesi­t e koncesione­ve nën qeverisjen e socialistë­ve. "Për qeverisjen e PD- së dhe të opozitës, që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë. Prioriteti ynë do të jetë: Hetimi i korrupsion­it të niveleve të larta.

Hetimi i mashtrimev­e me kontratat dhe fondet publike. Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesione­ve publike", sqaroi Basha. Hetimi i demokratëv­e do të përqendroh­et te gjurmimi i parasë për të zbuluar origjinën e vërtetë të çdo investimi të bërë dhe të çdo paraje të marrë nga buxheti i shtetit.

ALTERNATIV­A Ndërkohë që organizimi i brendshëm i opozitës është duke vijuar, Departamen­ti ligjor është duke punuar për hartimin e ligjeve kundër krimit dhe pastrimit të parave. Lulzim Basha garantoi se askush që ka vjedhur para në Shqipëri nuk do të mund t'i shpëtojë dot përballjes me drejtësinë. "Ne po hartojmë, që tani, disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave: Një ligj për ndalimin e legalizimi­t në ekonomi të produkteve të krimit, i cili do të parandaloj­ë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga ndërtimet te veprimet financiare. Kjo do të përfshijë si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsion­it apo krimeve ekonomike. Politikanë­t me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishë­m për mirëqeveri­sjen. Fundi i pandëshkue­shmërisë së korrupsion­it dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë", tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania