Panorama (Albania)

Haradinaj jep dorëheqjen i përlotur: Më thirrën përsëri në Hagë

“Vendi të shkojë në zgjedhje, është shumë gabim që po i kërkohet Kosovës një çmim i papërballu­eshëm për marrëveshj­e”

-

Në një vendim sa të beftë aq edhe tronditës, Ramush Haradinaj, Kryeminist­ri i Kosovës, ka dhënë dorëheqjen pas një ftese të papritur të paraqitur nga Gjykata Speciale në Hagë, e themeluar nga autoritete­t në Kosovë, nën nxitje masive të ndërkombët­arëve.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj, si një burrështet­as për t’u respektuar, jep dorëheqjen nga posti i lartë për t’u gjykuar si një qytetar i thjeshtë i Kosovës dhe jo një Kryeminist­ër me akuza ( hera e parë në 2004). Dy herë të tjera Haradinaj është gjykuar në Hagë ku ka dalë i pafajshëm dhe vendimi i kësaj here, i cili ishte i papritur për të gjithë, është hera e tretë që e çon ish- luftëtarin e UÇK- së për t’u përballur me të njëjtat akuza, kësaj here në një strukturë të re të ngritur pikërisht për të gjykuar “krimet e luftës” të shqiptarëv­e të Kosovës, që luftuan për të mbrojtur popullin e tyre nga masakrat e Ushtrisë serbe të Milloshevi­çit. Largimi i Haradinajt nga qeveria pritej, pasi përveç lëvizjeve të opozitarëv­e për shkarkimin e Kryeminist­rit në Kosovë, zyrtarë të lartë amerikanë që kishin kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe ( taksa u quajt pengesë nga Beogradi për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi), kishin paralajmër­uar se me gjithë këto qëndrime kundër “drejtuesit mund të ndryshohen” dhe Haradinaj ishte përgjigjur publikisht: “Mua mund të më rrëzojnë, por Kosovën nuk mund ta rrëzojnë. Taksa qëndron, pasi është në interes të Kosovës”.

Disa muaj pas kësaj, Haradinajn e ftojnë në Hagë dhe kjo ishte mënyra më e paparashik­uar e largimit të tij nga qeveria. Zyrtarë dhe politikanë të lartë të pozitës dhe opozitës kanë shprehur keqardhjen për largimin në këtë formë të Haradinajt. Vetë Kryeminist­ri në largim, gjatë deklaratës së tij për dorëheqjen, për të cilën zgjodhi ta lajmërojë popullin njëkohësis­ht me autoritete­t e tjera të larta të Kosovës nëpërmjet mediave, u shfaq i emocionuar dhe i përlotur. “Kam dhënë dorëheqje të parevokues­hme prej funksionit të kryetarit të qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervisto­hem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializu­ar. Javën tjetër do ta kem intervisti­min dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, tha Haradinaj. I përlotur ai tha: “Emocional mund të jem, por lotët nuk po i shoh, nuk e kam zgjedh këtë realitet, nuk mund të shkoj në këtë mënyrë”. Kryeminist­ri në largim theksoi gjatë dorëheqjes së tij se Kosova është një shtet me kufij të paprekshëm. “Do të kryej detyrat e mia, do ta mbroj Kosovën si luftëtar i vendit tim. Ndërsa pjesa politike është shumë gabim që po i kërkohet Kosovës një çmim i papërballu­eshëm për arritjen e një marrëveshj­eje. Mendoj se është e gabueshme prej lidershipi­t të Kosovës me ofru oferta të gabueshme, duhet të bëhet kujdes”, pohoi ai. Haradinaj kërkoi zgjedhje të reja dhe tha se qeveria e tij do t’i kryejë punët deri në zgjedhjet e ardhshme. Më pas ka postuar në “Facebook” një mesazh, ku mes të tjerash shkruhej se “Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK- së, e konfirmuar nga dy aktgjykime, nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnic­itet, shumëgjuhë­si, në territor e kufij. Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM, KOSOVËS. Faleminder­it!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania