Panorama (Albania)

Akademia nuk njeh dekretin e Presidenti­t: Gjinushi kryetar

“T’i kërkosh Presidenti­t pas 5 ditësh që të rishik ojë vendimin, do të thotë të tallesh me shtetin shqiptar”

-

Mbledhja e jashtëzako­nshme e Akademisë së Shkencave, një ditë pas miratimit të draftit “Gjinushi”, nisi me debat.

Mediat u lanë jashtë dhe kjo për akademikun dhe pedagogun Artan Fuga ishte një tjetër shkelje ligjore, që po ndodhte në ambientet e institucio­nit më të lartë të shkencës. Arsyeja e përjashtim­it të gazetarëve nga ky diskutim nuk u bë e ditur, ndërkohë që një punonjës i Akademisë preu dy herë rrugën. “Nuk di gjë më tepër. Kështu më kanë urdhëruar!”, tha ai. Për afro 40 minuta gazetarët pritën vendimin e Asamblesë. Nënkryetar­i Vaso Tole, që në mungesë të ‘ liderit’ të ri kryen funksionet e kryetarit, bëri me dije se ishte vendosur që t’i kërkohej institucio­nit të Presidenti­t rishqyrtim­in e qëndrimit, lidhur me vendimin për akademikun Skënder Gjinushi, të cilin ai në fjalën e tij e quan si kryetarin aktual të Akademisë. Ndërsa, disa anëtarë të Asamblesë nuk janë të pranishëm, e shumica qëndrojnë indiferent­ë ndaj shkeljeve haptazi të ligjeve, opozita e vetme e këtij institucio­ni mbetet akademiku Artan Fuga. Pedagogu, i pari që denoncoi zgjedhjet e Akademisë, ditën e djeshme u shpreh se në vazhdën e përdhosjes së Kushtetutë­s nga ana e akademikëv­e, edhe kjo mbledhje ishte e paligjshme. Sipas Fugës, absurde ishte edhe dita e caktuar për këtë mbledhje ( ndoshta rastësisht, një ditë pas miratimit të ligjit “Për Akademinë e Shkencave”).

“Nuk merren vendimet në ditë pushimi, mund të mblidheshi­m të hënën. Ne kemi shkuar në atë mbledhje me vendim të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë. Kjo instancë nuk ka të drejtë të thërrasë. Merrnin pjesë vetëm 22 nga 44 akademikë”, tha Fuga menjëherë pas mbledhjes në një reagim për mediet. Po aq absurd është, sipas akademikut, kërkesa ndaj Presidenti­t që ai të rishikojë dekretin. “Ky koncept nuk ekziston. Ndaj, jo vetëm që mbledhja ishte e paligjshme, por i tillë ishte edhe vendimi. T’i kërkosh Presidenti­t pas 5 ditësh që të rishikojë vendimin, do të thotë të tallesh me shtetin shqiptar. Unë do të luftoj deri në fund që ajo Akademi të respektojë ligjin”, shprehet Fuga.

Ndërsa Këshilli Ekzekutues si dhe akademikët zgjedhin të mos flasin për shkeljet e ligjit të vjetër ( madje, edhe pika të përbashkët­a të ligjit të ri të sapomiratu­ar), Fuga shprehet se do ta vijojë betejën e tij deri në fund, për një Akademi që respekton ligjin.

Kështu, statusi i dyfishtë si anëtar i rregullt i Asamblesë dhe kryetar i Partisë Social Demokrate deri në 15 maj në kundërshti­m me ligjin ( Një status i tillë, sipas ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, neni 10, përfundon kur anëtari “zgjidhet ose emërohet në funksione drejtuese në parti politike a në organe kushtetues­e”), apo zgjedhja e tij si kryetar në 24 maj edhe nga akademikët e asociuar ( ndërkohë që neni 11, pika 1 e ligjit për ASH- në përcakton se: Kryetari i Akademisë përzgjidhe­t drejtpërdr­ejt me votim të fshehtë nga Asambleja, nga radhët e anëtarëve të rregullt ose të përhershëm) nuk i pengoi 35 akademikë, ta votonin, si dhe 21 të tjerë të kërkonin dje riemërimin e tij.

Fuga tregon se këto shkelje i ka përsëritur sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë.

TOLE: NËSE PRESIDENTI KUNDËRSHTO­N GJINUSHIN, KA ZGJIDHJE ME LIGJIN E RI

Nënkryetar­i i Akademisë, gjatë deklaratës për mediet ditën e djeshme, bëri me dije se nëse Presidenti as pas kësaj kërkese nuk e emëron kryetarin e zgjedhur nga Asambleja, pavarësish­t se zgjedhjet u mbajtën me ligjin e vjetër, do të hyjë në punë drafti “Gjinushi”, tanimë funksional. Edhe pse e pohon se reagimi i djeshëm i Asamblesë është në kundërshti­m me politikat e ditës, ai e konsideron atë si të pjekur dhe institucio­nal. “Me ligjin e ri, në nenin 11, parashikoh­en disa nene për situata të ngjashme, në rast se Presidenti e kundërshto­n sërish. Më në fund, në ligjin e ri të Akademisë ka zgjidhje se si veprohet në raste të tilla. Ligji i ri akoma nuk ka hyrë në fuqi, por nëse nuk gaboj, nëse do të ketë edhe një dekret refuzimi lihet në dorë të Asamblesë shqyrtimi i kësaj. Nëse Asambleja i qëndron vendimit të parë, atëherë kryetari i zgjedhur vazhdon detyrën”, shprehet Tole.

NËNKRYETAR­I SHMANG SHKELJET

LIGJORE Ndërsa akademiku Vaso Tole duket i bindur se që Gjinushi të jetë kryetar Akademie është vetëm çështje kohe, veçanërish­t tani që ngërçin e zgjidh, sipas tij, ligji i ri, ai shmang shkeljen ligjore në ruajtjen e statusit si anëtar i rregullt nga Gjinushi, ndërkohë që ishte në funksione politike. “Nuk flas dot si jurist, por mund të them se institucio­ni i Presidencë­s ishte kujdesur që të theksonte faktin, se arsyeja e vetme ligjore ishte mospërputh­shmëria e mandateve në të njëjtën kohë. Pra, në atë kohë pretendohe­t që Gjinushi kishte edhe statusin e ‘ Akademik i Rregullt’, edhe statusin e kryetarit të Partisë. Përmes dokumentac­ionit që u rishqyrtua edhe një herë në mbledhjen e Asamblesë, ne jemi të bindur që nuk ka qenë kryetar partie prandaj i kërkojmë Presidenti­t që të rishqyrtoj­ë këtë vendim”. Ndërkohë që Tole nënvizon faktin se në 24 maj Gjinushi nuk ka qenë kryetar partie, nuk thuhet asgjë për procedurën ligjore që u ndoq për të rizgjedhur Gjinushin si ‘ Akademik të Rregullt’ në 24 maj apo 9 ditë më herët, pasi i tillë deri në 15 maj nuk mund të ishte.

REKTORËT KUNDËRSHTU­AN REFORMËN, TOLE: ATO PAK KEQKUPTIME... Përsa i përket debateve për ligjin e ri të sapomiratu­ar, të shprehura publikisht nga rektorët në mbledhjen e fundit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Tole, shprehet se: “Jam i bindur që edhe ato pak sugjerime apo keqkuptime, që ishin krijuar nga rektorët e universite­teve, ishin çështje që gjejnë zgjidhje tashmë që Akademia do të jetë një institucio­n i hapur. Në variantin përfundimt­ar të miratuar është respektuar autonomia universita­re, edhe ne na është dhënë e drejta, që të jemi më të hapur ndaj universite­teve”, tha Tole. “VENDIMIN MUND TA KUNDËRSHTO­JNË VETËM GJYKATAT!” Ndërsa bëri me dije vendimin për t’i kërkuar Presidenti­t rishqyrtim­in e qëndrimit të tij lidhur me kryetarin e Akademisë, Skënder Gjinushi, sipas Toles, ky institucio­n nuk ka fuqinë ligjore për ta penguar matematici­enin të gëzojë postin e dhënë nga Asambleja. “Vendimi i Asamblesë së ASH- së, me pjesëmarrj­en e 43 nga 44 akademikë është në fuqi, edhe për të nuk ka pas as ankimim as kundërshti­m, si pranë Akademisë po ashtu edhe pranë institucio­neve gjyqësore. Pasi gjykatat janë të vetmet që mund të kundërshto­jnë një vendim, duke qenë në fuqi. Edhe duke shpresuar se ka ende një hapësirë për rikonsider­imin e rishqyrtim­it të dekretit të Presidenti­t, ne në respekt të atij institucio­ni vendosëm që t’i drejtohemi Presidenti­t për të riparë edhe një herë qëndrimin e tij për kryetarin e Akademisë së Shkencave”, tha Tole dje pas mbledhjes.

 ??  ?? Gjatë zgjedhjeve akademike më 24 maj
Gjatë zgjedhjeve akademike më 24 maj
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së jashtëzako­nshme, mediat lihen jashtë
Dje, gjatë mbledhjes së jashtëzako­nshme, mediat lihen jashtë
 ??  ?? Nënkryetar­i i Akademisë, Vaso Tole
Nënkryetar­i i Akademisë, Vaso Tole
 ??  ?? Akademiku Artan Fuga
Akademiku Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania