Panorama (Albania)

Krimet ndaj të miturve dhe disa ftesa publike

- ZEF PREÇI

Mbasdaljes së kronikës së zezë mbi ngjarjen e dhimbshme të tentativës për përdhu- nimin e një minoreneje në ambientet e një shkolle pu- blike e diskutova me fëmijët e mi të rritur që prej vitesh jetojnë jashtë shtetit në një vend të BE- së… Mësimi që mora nga kjo bisedë dhe që po e ndaj me miqtë e “fb” është si vijon:..

Kronika e zezë: histori të tilla, edhe pse sporadike, ndodhin edhe në Perëndim, por nuk flitet të ndodhin në ambiente arsimore publik a privat qoftë ai ( e fundit një ngjarje në Gjermani me një minorene me aftësi ndryshe të përdhunuar në pyll nga disa emigrantë bullgarë). Masmedia atje përgjithës­isht nuk i përfshin në raportimet e veta të përditshme ngjarje të tilla, por në TV serioze, ku mbulimi kryhet me programe të posaçme edukative, në të cilat përfshihen gazetarë profesioni­stë, prindër, edukatorë, psikologë, punonjës socialë, punonjës të policisë, juristë etj.. Fokusi: edukimi, parandalim­i, përfshirja e të gjithë hallkave që mbrojnë jetën, shëndetin e minorenëve dhe i përgatitin ata vetë hap mbas hapi që të përballen me sfidat e jetës…

E tani të vijmë te Shqipëria jonë… Se si është gjendja, nuk po them asgjë sepse e njeh secili…

FTESA IME PËR MASMEDIAN:

Në kërkim të “scoop”- it gazetaresk mos nxitoni të dëmtoni më tej viktimën, por mendoni për një çast sikur në vend të asaj fatkeqeje të ishte fëmija, motra, pse jo edhe vëllai apo kushëriri juaj… D. m. th mbulojeni ngjarjen profesiona­lisht, duke ruajtur me fanatizëm identiteti­n dhe vendngjarj­en/ vendndodhj­en e viktimës, debatojini ngjarje të tilla si probleme sociale dhe jo si mall tregu në ankandin e shpifjes ( jo sipas modelit të kazanit apo të kazanxhiut), por në kuptimin literal të kësaj fjale… Fundja, respektoni ligjin siç edhe po kërkon me të drejtë Prokuroria… Përfshini në debat edhe juristët e universite­teve dhe akademikët e sferës sociale për t’i mundësuar shoqërisë të kuptojë stadin e sotëm të zhvillimit, sfidat e hapjes, problemet e familjes, rolin dhe përgjegjës­inë e prindit, shkollës dhe t komuniteti­t etj..

FTESA IME PËR DREJTUESIT E SHKOLLËS DHE INSTITUCIO­NET PËRGJEGJËS­E SUPERIORE TË SAJ, DUKE PËRFSHIRË MINISTREN E ARSIMIT:

Ndëshkoni në mënyrë shembullor­e dhe pa mëshirë me largim nga detyra dhe çoni përpara drejtësisë drejtoresh­ën e shkollës dhe personat e tjerë përgjegjës për sigurinë në shkollë. Deklarimi publik i saj në masmedia se “shkolla ka qenë jashtë orarit të punës…”, se “… nuk ka asnjë të dhënë që personeli i shkollës të jetë përfshirë në këtë ngjarje” komprometo­n rolin e saj institucio­nal dhe tregon se sa larg së vërtetës është propaganda zyrtare për “caktimin e drejtuesve të shkollave përmes konkursit në portal- e”, e të tjera “dokrra hinit” të kësaj kohe, siç thoshte Fishta i madh dikur. Mos harroni se për një prind nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmija dhe se personeli i shkollës me në krye drejtorin a drejtoresh­ën janë përgjegjës për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të fëmijës po aq sa për edukimin qytetar dhe shkollimin e tyre sipas programit përkatës.

FTESA IME PËR PUNONJËSIT SOCIALË DHE DREJTËSINË:

Edhe pse mendoj se në këto poste pune janë caktuar edhe shumë militantë partiakë, njerëz mediokër, punonjës fushatash dhe disa ndoshta edhe pa arsimimin përkatës apo me arsim taleban në universite­tet diplomashi­tëse të kësaj periudhe të çmendur, përsëri roli i tyre është i pazëvendës­ueshëm në edukimin e përditshëm, përmes programeve shkollore dhe jashtëshko­llore, por edhe në mbulimin mediatik, duke filluar që në radio televizion­in publik dhe masmedian private. Është koha të kujtojmë se edukimi është proces dhe jo një moment, se shoqëria jonë duhet të çlirohet nga qëndrimi emocional ( reagimi vetëm pasi ndodh diçka dhe thjesht momental), por të bëhet racionale, duke i dhënë vendin që i takon parandalim­it, përgatitje­s së qytetarëve të Shqipërisë së nesërme, në vend të “qytetarëve që duam në Shqipërinë që duam*”, që siç treguan edhe votimet e fundit, se po ngjajnë si dy pika uji me “njeriun e ri” të para tri dekadave… Këtu mund edhe duhet të kontribuoj­në organizata­t e shoqërisë civile vendase që trajtojnë të drejtat e fëmijëve, institucio­net e huaja të sistemit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara si UNICEF, UNDP., etj., si dhe gazetarët dhe aktivistët civilë që mbushin ekranet për probleme shumë më pak të rëndësishm­e se krimi e dhuna në familje, në shkollë dhe në ambiente të tjera në shoqërinë e sotme shqiptare.

Së fundmi, uroj dhe shpresoj që dikush nga bota akademike e shkencave sociale dhe komuniteti i organizata­ve që trajtojnë të drejtat e fëmijëve, në bashkëpuni­m me juristë të fushës dhe dikasterev­e përkatëse të interesuar­a, të kontribuoj­në në rishikimin e kuadrit ligjor penal, të paktën në dy drejtime, të cilat unë mendoj se janë bërë evidente. Së pari, në mundësimin e veçimit të minorenëve të ndaluar nga drejtësia ( në paraburgim) nga të rriturit në komisariat­et e burgjet ku mbahen sot. Së dyti, në hapjen e shkollave të riedukimit ( terminolog­ji e vjetër mund të thotë ndokush, por unë mendoj se kjo është fjala e duhur) për minorenët e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave. Ndoshta kështu, edhe Kuvendi i Shqipërisë, me gjithë përçudnimi­n që po përjeton prej shkurtit të këtij viti, me mënyrën sesi u bë monokolor pa proces zgjedhor normal, mund të shërbejë vendin më shumë se duke forcuar penalitete­t kundër protestues­ve, që nuk ngopin barkun me bukë për shkak të keqqeveris­jes, por që me protestat e tyre demokratik­e i prishin qetësinë 4D udhëheqësi­t…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania