Panorama (Albania)

Burri xheloz vret me thikë në zemër gruan 36- vjeçare

Krimi në familje, në prezencë të djalit 8- vjeçar të çiftit

- LEONIDHA MUSAJ

Krimi brenda familjes tronditi mesditën e djeshme qytetin e Durrësit. Burri xheloz vret bashkëshor­ten, duke e goditur me thikë pranë zemrës dhe largohet nga vendngjarj­a me makinën e OSHEE- së.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të djalit 8- vjeçar të çiftit. Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur rëndë, u transportu­a drejt Spitalit të Durrësit nga dy vëllezërit dhe djali i saj, por, fatkeqësis­ht, nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra. Ajo ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16: 20, në Lagjen nr. 15 të Durrësit, në banesën e çiftit Kuka. Policia ka nisur kërkimet dhe po punon për arrestimin e bashkëshor­tit vrasës, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit. Sipas Policisë, i dyshuari Ardian Kuka pas një debati për motive xhelozie, ka goditur disa herë me thikë bashkëshor­ten e tij, Hazbie Kuka.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ka nisur menjëherë pasi kryefamilj­ari ishte kthyer në shtëpi nga puna, ku angazhohej në pozicionin e shoferit pranë OSHEE- së. Kohët e fundit, që nga momenti që bashkëshor­tja e tij kishte nisur të punonte si edukatore në një kopsht në Durrës, mes çiftit kishin nisur debatet që kishin si pikënisje xhelozinë. Ardiani, edhe pse ia kishte siguruar vetë vendin e punës, ishte shumë xheloz për bashkëshor­ten, pasi ajo kishte filluar të vishej më mirë se zakonisht kur shkonte në punë. Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmart­esore të Hazbies. Debatet mes Ardianit dhe Hazbies kishin nisur të shtoheshin, ndërsa mesditën e djeshme degjenerua­n deri në përdorimin e thikës. Në debat e sipër, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 8vjeçar, Ardiani e qëlloi disa herë me thikë bashkëshor­ten dhe më pas u largua me shpejtësi me makinën e punës në drejtim të paditur. Ndërkohë, i mituri, që është edhe fëmija i vetëm i çiftit, lajmëroi menjëherë dajat, të cilët jetojnë pranë banesës së familjes Kuka. Dy vëllezërit e Hazbies mbërritën për pak minuta dhe e transportu­an drejt spitalit, ku fatkeqësis­ht ndërroi jetë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën, plagë që rezultoi fatale për 36- vjeçaren.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Hazbije Kuka
Viktima Hazbije Kuka
 ??  ?? Autori Ardian Kuka
Autori Ardian Kuka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania