Panorama (Albania)

Gjykata e Durrësit rrëzon veten, njeh Sakon e PS kryebashki­ake

Pas kërkesës së Ramës, njihet procesi zgjedhor për Durrësin

- ERVIN KOÇI

Dy ditë pasi Gjykata e Durrësit nuk pranoi të shpallte fituese kandidaten e PS- së, Valbona Sako, vetë Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë po kësaj gjykate.

Në letrën drejtuar Gjykatës së Durrësit, e cila mbante firmën e Edi Ramës, kërkohej shpallja fituese e Valbona Sakos për zgjedhjet e 30 qershorit, e njëjta kërkesë që ishte rrëzuar më parë nga kjo gjykatë.

VENDIMET

Vendimi i parë për të shpallur fituese kandidaten e PS- së u paraqit pranë Gjykatës së Durrësit nga vetë Valbona Sako. Në këtë proces gjyqësor, kandidatja Sako nuk u shpall fituese nga ana e gjyqtares Mimoza Margjeka, e cila theksoi se si gjithë procesi zgjedhor i 30 qershorit ishte i parregullt, pasi nuk ishin respektuar afatet ligjore në regjistrim­in e kandidates së Bindjes Demokratik­e po për këtë bashki. Kërkesa e dytë për certifikim­in e zgjedhjeve të 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit u bë nga Partia Socialiste duke ndryshuar kërkuesit, por jo objektin e kërkesës pasi këtë herë letra ishte firmosur nga kreu i PS- së, Edi Rama. Këtë proces gjyqësor e drejtoi gjyqtari Shpëtim Reka, i cili certifikoi zgjedhjet e 30 qershorit, duke dhënë një vendim që bie në kundërshti­m me një tjetër vendim të dhënë nga kjo Gjykatë dy ditë më parë. Nga shqyrtimi i bërë nga ana e Shpëtim Rekës, Gjykata e Durrësit njeh Valbona Sakon si kryebashki­aken e re të qytetit bregdetar, pas kërkesës së dorëzuar nga Partia Socialiste si palë më vetë në proces. Sipas vendimit të dhënë, theksohet se: “Do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsideroh­ej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë. Në përfundim të kësaj analize, Gjykata arrin në konkluzion­in se nuk ekzistojnë pengesa procedural­e që do të pengonin shqyrtimin nga ana e saj të kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vërtetimin e mandatit si Kryetare e Bashkisë, Durrës, të Znj. Valbona Sako”, thuhet në vendimin e dhënë nga gjyqtari Shpëtim Reka.

BASHKIA VORË

Të njëjtën strategji, Partia Socialiste po ndjek edhe për Bashkinë e Vorës. Dje, Partia Socialiste dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e Agim Kajmakut, me firmë të Kryeminist­rit Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, ndërsa shorti pritet të hidhet të hënën për të caktuar gjykatësin e çështjes. Më herët, Gjykata e Tiranës, me gjyqtare Arjana Gunbardhi, ndryshe nga ajo e Durrësit, për vërtetimin e mandatit të kryebashki­akut Agim Kajmaku, shpalli moskompete­ncë, duke ia deleguar çështjen Gjykatës Administra­tive. Dy vendimet e para të dhëna nga Gjykata e Durrësit dhe ajo e Tiranës ishin të vetmet që dolën kundër procesit zgjedhor të 30 qershorit ku kërkues ishin vetë kandidatët e PS- së, pasi gjykatat e tjera në vend kanë certifikua­r procesin në bashki të ndryshme si Elbasan, Krujë etj.

 ??  ??
 ?? NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT ??
NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
 ??  ??
 ?? Valbona Sako ??
Valbona Sako
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania