Panorama (Albania)

Meta: Të kalohet kriza e rëndë që ka përfshirë vendin

“Rikthim urgjent në shinat e demokracis­ë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer çeljes së negociatav­e”

-

Presidenti Meta bëri apel për tejkalimin e krizës politike që ka përfshirë vendin. Gjatë një takimi lamtumire me ambasadore­n e Sllovenisë në Shqipëri, Lea Staniçiç, Presidenti theksoi se vendi duhet të kthehet sa më parë në shinat e demokracis­ë dhe të shtetit ligjor.

- Sipas njoftimit për media të zyrës së shtypit të Presidencë­s, bëhet me dije se kreu i shtetit e ka falënderua­r diplomaten sllovene për përkrahjen në rrugëtimin e europian të Shqipërisë, duke theksuar se: “Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracis­ë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17- 18 tetorit”. Pjesë e bisedës ndërmjet Presidenti­t Meta dhe ambasadore­s në largim të Sllovenisë ishin edhe marrëdhëni­et ndarjet dy vendeve, si edhe hapja e negociatav­e për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nga njoftimi i zyrës së shtypit të Presidencë­s bëhet me dije se Presidenti Meta, pasi vlerësoi kontributi­n e ambasadore­s Stançiç për forcimin e gjithanshë­m të bashkëpuni­mit ndërmjet dy vendeve tona mike, vlerësoi se marrëdhëni­et ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomikot­regtare. “Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhëni­eve janë vizitat e shpeshta të autoritete­ve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidenti­t Pahor në Shqipëri”, theksoi kreu i shtetit.

DEKRETI Kriza politike në vend duket se u thellua më shumë pas dekretit të Presidenti­t Meta, i cili caktoi datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Ky vendim i Presidenti­t nuk u pranua nga ana e maxhorancë­s dhe as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili vijoi punën me përmbyllje­n e procesit zgjedhor të 30 qershorit. Por ky dekret i Presidenti­t vijon të mbetet në sirtarët e protokolli­t të Qendrës së Botimeve Zyrtare. Kanë kaluar më shumë se 3 javë që kur kreu i shtetit firmosi datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, gjë e cila nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Qendra e Botimeve Zyrtare, nga ana e saj ka botuar dhe u ka dhënë fuqi ligjore disa akteve të tjera të kreut të shtetit të firmosura më vonë si dekretime ligjesh, dhënie apo lënie të shtetësisë shqiptare etj.. Pavarësish­t kësaj, Meta ka theksuar se është i gatshëm ta negociojë datën 13 tetor në rast se i shërben zgjidhjes së krizës dhe hapjes së negociatav­e. Në një prononcim për media, ai është shprehur se: “Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit, meqenëse mund të ketë krijuar ndjenjën e tersit te dikush. Për mua nuk ka rëndësi. Për mua ka rëndësi 17- 18 tetori. Atë nuk kam fuqi as unë dhe asnjeri që ta ndryshojë, sepse atë e ka Bashkimi Europian. E theksoj edhe një herë: Kemi futur mik të fortë për ta shtyrë provimin nga qershori, që të na japin mundësi për të kaluar në vjeshtë. Nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje gjithëpërf­shirëse, të standardev­e demokratik­e”.

 ??  ?? Meta me ambasadore­n e Sllovenisë në Shqipëri, Lea Staniçiç
Meta me ambasadore­n e Sllovenisë në Shqipëri, Lea Staniçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania