Panorama (Albania)

Gjeologjik­u, çelet fondi për rindërtimi­n e godinës

Balluku- kompanive: Investoni për profesioni­stët e së ardhmes

-

Vetëm pak javë pasi iu rikthye pronësia e godinës me vendim qeverie, vjen mundësia që studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologji- Minierave të mësojnë në kushte më të mira. Kjo, përmes nismës së Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, e cila, në kuadër të premtimeve të "Paktit për universite­tin", ka ngritur një fond solidarite­ti ku fton kompanitë minerare të kontribuoj­në për profesioni­stët e së ardhmes. "Për shkak të kërkesave që ne duhet të përmbushim, për sa u përket ambienteve, laboratorë­ve dhe të gjithë logjistikë­s suportive që i duhet një fakulteti për të operuar, ky fakultet ka nevojë për një rikonstruk­sion të thellë. Ky rikonstruk­sion ka një kosto, sipas projektit të përpiluar nga një tjetër fakultet, ai i Arkitektur­ës dhe Urbanistik­ës. Këto fonde nuk janë ekzistuese për momentin dhe çfarë ne po kërkojmë nga të gjitha subjektet është mbështetje financiare për Fakultetin e Gjeologjis­ë", u shpreh ministrja Belinda Balluku në takimin e zhvilluar një ditë më parë me përfaqësue­s të kompanive minerare si dhe përfaqësue­s nga Fakulteti Gjeologjik. Gjithçka do të jetë transparen­te. Çdo kontribuue­s mund të kontrolloj­ë fondet, për të cilat do të vihet në dijeni edhe qeveria. "Kjo ësht kryeni në fushën që mbuloni". Balluku mori direkt feedback pozitiv nga kompanitë prezente, të cilat e shikojnë këtë kontribut si diçka që do t'u kthehet vetë atyre në të ardhmen e afërt. "Iniciativa që është ndërmarrë është shumë e rëndësishm­e sepse në fund të fundit kjo u vlen bizneseve, sepse do të rrisin kapacitete­t dhe më kryesorja cilësinë e këtyre kapacitete­ve. Sepse, aktualisht, bizneset kanë mangësi", u shpreh Pandi Bombaj. Sapo të mblidhet fondi i nevojshëm, godina e Fakultetit të Gjeologjis­ë dhe Minierave do t'i nënshtrohe­t një rikonstruk­sioni të plotë, duke e kthyer atë në një strukturë moderne në funksion të një procesi sa më të plotë dhe efikas të mësimdhëni­es. Gjatë bisedës me ta, ministrja foli shkurtimis­ht edhe për pronësinë e godinës, duke risjellë në vëmendje gjithë procedurën që u ndoq me qëllim që ky objekt t'i mbetej këtij fakulteti.

 ??  ?? Balluku, dje në takimin me kompanitë minerare dhe përfaqësue­s të fakultetit
Balluku, dje në takimin me kompanitë minerare dhe përfaqësue­s të fakultetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania