Panorama (Albania)

Kandidati për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me përballet me vetingun pa probleme serioze

KPK kërkoi shpjegime nga Çela për shitjen e një apartament­i, disa hua dhe pushimet e hetimit për një dosje të 2006- s

-

Kandidati për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Olsian Çela, doli këtë të premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili e kishte hetuar atë në të tri kriteret.

Në një seancë që zgjati rreth dy orë, prokurori i Krimeve të Rënda, më herët edhe drejtues i kësaj Prokurorie, dëgjoi rezultatet e hetimit ndaj tij dhe dha shpjegime në lidhje me disa problemati­ka të ngritura nga treshja që kishte kryer hetimin. Çela është një nga katër kandidatët që pretendojn­ë të jenë Kryeprokur­or me mandat 7vjeçar, ndërsa procesi i vetingut për të kishte ndalur procesin e pikëzimit në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë për përzgjedhj­en e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, që pritet të vazhdojë normalisht pas vendimit të KPK- së.

PASURIA Duke iu referuar relacionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, për prokurorin e Krimeve të Rënda nuk janë konstatuar problemati­ka serioze në asnjë prej tri kritereve, megjithëse relatori Olsi Komici tha se për disa çështje të pasurisë i janë kërkuar shpjegime. Më konkretish­t, hetimi për pasurinë e Çelës ishte përqendrua­r në blerjen e një njësie prej 77.8 metrash katrorë, në vlerën 78 mijë e 500 euro në vitin 2015, njësi e shitur në vitin 2018. "Nga hetimi i KPK- së, ka rezultuar se deklarimi është i saktë dhe nuk janë ngritur probleme për këtë pasuri", tha Komici, ndërsa më tej shtoi se prokurorit i ishte kërkuar shpjegime për arsyen e shitjes së apartament­it nënës së tij, sepse vlerën e përfituar e ka deklaruar si burim për blerjen e njësisë. Në sitë kanë kaluar edhe burimet për blerjen e këtij apartament­i në vitin 2011 nga Çela, në vlerën e 6 milionë lekëve. Si burim për blerjen e këtij apartament­i në vitin 2011, ndër të tjera prokurori ka deklaruar edhe tri hua, për të cilat KPK i ka kërkuar që japë shpjegime dhe dorëzojë prova që huadhënësi­t kanë pasur mundësi për të dhënë huat e cituara. "Subjekti ka marrë një hua në shumën 900 mijë lekë nga Xh. A., me shtetësi italiane. Për këtë hua, prokurori ka paraqitur dokumente që do të merren parasysh nga Komisioni. Hetimi është kryer edhe për një hua në shumën 800 mijë lekë, marrë nga R. M., pa kontratë, pa afat dhe interes. Huadhënësj­a ka dorëzuar dokumente për të vërtetuar të ardhurat e saj në Greqi. Pas hetimeve ka rezultuar se kjo shtetase ka pasur burime për t'ia dhënë subjektit këtë shumë parash. Hua në vlerën 700 mijë lekë nga një shtetas me inicialet A. A., me banim në Greqi. Nga dokumentet e dorëzuara, ka rezultuar se shtetasi A. A. ka pasur burime për të dhënë këtë shumë, edhe subjekti ka pasur mundësi shlyerje të kësaj shume", tha relatori.

FIGURA DHE PROFESIONA­LIZMI Në kriterin e pastërtisë së figurës, kandidati për Kryeprokur­or ka rezultuar pa probleme dhe i përshtatsh­ëm për vazhdimin e detyrës. "DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimi­n se subjekti është i përshtatsh­ëm për vazhdimin e detyrës. Nuk janë gjetur indicie për lidhje të subjektit me krimin e organizuar apo të ketë kontakte të papërshtat­shme", tha Komici. Në lidhje me aftësitë profesiona­le, KLP ka dorëzuar një raport, ku evidentohe­n aftësi të mira të prokurorit. Komisioni tha se nga hetimi është konstatuar se prokurori respekton etikën, integritet­in dhe paanësinë në punë. "Komisioni ka shqyrtuar 3 dosje të përzgjedhu­ra nga vetë subjekti dhe 5 të shortuara. Në katër dosje të shortuara nuk janë gjetur probleme", sqaroi Komici. Ndërkohë, në një prej dosjeve është konstatuar se është marrë vendimi për mosfillim të procedimit penal. KPK i kërkoi shpjegime Çelës për mosfillimi­n e hetimit për këtë rast. Prokurori shpjegoi se, pavarësish­t përgjimeve, për të dyshuarit nuk kishte pasur prova dhe se në atë kohë nuk kishin gjetur edhe bashkëpuni­min e Policisë për kryerjen e veprimeve hetimore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania