Panorama (Albania)

Kandidatja për Kushtetues­e nuk kalon testin e vetingut

-

Kandidatja për Gjykatën Kushtetues­e, Anila Guri, nuk arriti të kalojë në procesin e vetingut. Këtë të premte, KPK bëri të ditur se pas hetimit administra­tiv dhe zhvillimit të seancës dëgjimore me Gurin, kanë arritur në përfundimi­n se gjyqtarja nuk mund të vazhdojë detyrën, pasi u gjet me probleme në kriterin e pasurisë. Gjyqtarja e Tiranës ishte kandidatja e fundit e Gjykatës Kushtetues­e që u përball me procesin e rivlerësim­it, ndërsa më herët u shkarkua edhe gjyqtari Ilir Mustafaj. "Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton se, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore, më datë 17.07.2019 për subjektin e rivlerësim­it, znj. Anila Guri, bazuar në ligj, vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, Anila Guri, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t'u njoftohet subjektit të rivlerësim­it, komisioner­ëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombët­arë brenda 30 ditëve", shkruhej në njoftimin e Komisionit. Gjatë seancës dëgjimore u përball me dyshime mbi kriterin e pasurisë. Që në nisje të seancës, relatorja e çështjes bëri të ditur se ILDKPKI kishte dorëzuar një raport negativ për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës. Edhe hetimi i KPK- së kishte nxjerrë në dukje disa probleme sa i takon deklarimit të pasurisë, mungesës financiare dhe dyshimeve për fshehje të një banese. Në kriterin e pastërtisë së figurës, Guri rezultoi pa probleme, ndërsa në aspektin profesiona­l, në dy denoncime të bëra pranë KPK- së, janë vërejtur se mund të ketë pasur zvarritje të çështjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania